sherbimi i detyrueshem ushtarak ne serbi kamberi kerkon zbardhjen e vrasjes se 135 ushtareve shqiptare ne vitet 80 68ca65a305368

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Kamberi kërkon zbardhjen e vrasjes së 135 ushtarëve shqiptarë në vitet ’80

September 17, 2025
min lexim

Shaip Kamberi, deputet nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se në Serbi po bëhen përgatitjet e fundit në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Kamberi ka deklaruar se kjo nismë ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar propozimin për themelimin e një Komisioni të posaçëm, me mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve ’80.

“Aktualisht, në Serbi, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme historike në trajtimin diskriminues dhe tragjeditë e pësuara në të kaluarën nga të rinjtë shqiptarë që ishin në shërbim në APJ. Kujtesa kolektive e shqiptarëve është akoma e rëndë për ato pasoja tragjike. Prandaj, në procedurë parlamentare, sot, dorëzova Propozimin për themelimin e një Komisioni të posaçëm, me mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve ’80”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka pohuar se shumë nga këto raste, të regjistruara si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”, u konsideruan të dyshimta nga familjet e viktimave, të cilat shpesh raportuan shenja dhune mbi trupat e kthyer.

“Mungesa e hetimeve të pavarura dhe transparencës ka forcuar bindjen se kemi të bëjmë me vrasje me motive etnike dhe politike, në një periudhë kur shqiptarët në APJ përballeshin me diskriminim, stigmatizim dhe armiqësi të hapur. Ky fenomen ka mbetur i heshtur e i padokumentuar në diskursin publik në Serbi, duke reflektuar një mungesë serioze të përballjes me të kaluarën dhe të diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve”, tha mes tjerash ai.

Kamberi shtoi mes tjerash se tani është koha që Kuvendi të marrë përgjegjësi dhe të krijojë një Komision të posaçëm, i cili, përveç deputetëve, do të përfshinte edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komunitetit shqiptar, për një proces të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Drejtësia për viktimat është gurthemeli i pajtimit dhe i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

korrupsioni ne burgun e lushnjes pezullohen nga detyra drejtori e nendrejtori i ievp arrestohet dhe perjashtohet efektivi qe mori parate 68ca65362ae74
Lajmi i mëparshëm

Korrupsioni në burgun e Lushnjës/ Pezullohen nga detyra drejtori e nëndrejtori i IEVP, arrestohet dhe përjashtohet efektivi që mori paratë

po ta dinim qe do benim kaq buje do shtonim numrin 12 mami shtatzena ne maternitetin geraldina bejne dasmen lajm dite 68ca665faf1c5
Lajmi i radhës

“Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

Të fundit nga

ShkoLartë