korrupsioni ne burgun e lushnjes pezullohen nga detyra drejtori e nendrejtori i ievp arrestohet dhe perjashtohet efektivi qe mori parate 68ca65362ae74

Korrupsioni në burgun e Lushnjës/ Pezullohen nga detyra drejtori e nëndrejtori i IEVP, arrestohet dhe përjashtohet efektivi që mori paratë

September 17, 2025
1 minut lexim

Pas publikimit të një videoje mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës, Irekli Leka, shfaqet duke marrë para në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë.

Po ashtu është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion.

Në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e SPAK, u bë i mundur edhe arrestimi i punonjësit të dyshuar.

Njoftimi: 

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.

Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.

Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë

sherbimi i detyrueshem ushtarak ne serbi kamberi kerkon zbardhjen e vrasjes se 135 ushtareve shqiptare ne vitet 80 68ca65a305368
Lajmi i radhës

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Kamberi kërkon zbardhjen e vrasjes së 135 ushtarëve shqiptarë në vitet ’80

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë