shembet segmenti rrugor prej 20 metrash ne usoje te mallakastres 6995a03490868

Shembet segmenti rrugor prej 20 metrash në Usojë të Mallakastrës

February 18, 2026
1 minut lexim

Reshjet e ditëve të fundit kanë shembur një segment rrugor prej 20 metrash në rrugën e re të rikonstruktuar të fshatit Usojë të bashkisë Mallakastër, ndërsa asfalti ka përfunduar në oborrin e një banese private.

Reshjet nxorën në pah atë që banorët kishin frikë prej kohësh: mungesën e standardeve dhe të elementëve bazë teknikë, si mosndërtimi i mureve mbajtës për mbrojtjen nga erozioni dhe mungesën e kanaleve kulluese anësorë. Rrëshkitja e asfaltit ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, duke rrezikuar banesën e familjes Kamaj. Fatmirësisht, në ato momente nuk ka qenë asnjë nga anëtarët e familjes në oborrin e banesës, thotë Bektash Kamaj, ndërsa thekson se për shembjen e rrugës është njoftuar nga prindërit e alarmuar.

Aktualisht rruga është e pakalueshme, ndërkohë që përgjegjësi i infrastrukturës në drejtorinë e bashkisë Mallakastër, Kasëm Saliaj, pohon se është duke u punuar për pastrimin e inerteve nga oborri i banesës dhe është lajmëruar firma zbatuese e projektit, e cila pritet të ndërhyjë ditën e nesërme.

Ndërkohë, banorët e Usojës nuk fshehin zhgënjimin për rrugën e shembur, e cila sipas tyre rrezikon edhe në segmente të tjera.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perfunduan bisedimet trepaleshe shefi delegacionit ukrainas thote se u sqaruan disa ceshtje me ruset 69959f4ce6747
Lajmi i mëparshëm

Përfunduan bisedimet trepalëshe, shefi delegacionit ukrainas thotë se u sqaruan disa çështje me rusët

letra e macronit per kosoven ndez alarmet analisti paralajmeron kriza te reja nese nuk ndryshohen keto gjera 6995a03809f32
Lajmi i radhës

Letra e Macronit për Kosovën ndez alarmet – Analisti paralajmëron kriza të reja nëse nuk ndryshohen këto gjëra!

Të fundit nga

Befason

Një mesazh në “Instagram” ndryshoi jetën e Ashleigh Nelson në verën e vitit 2024. Atletja britanike, e cila kishte fituar medaljen e argjendtë botërore në stafetën 4×100 në Doha dhe medaljen e
ShkoLartë