shembet masivi i dheut gjate hapjes se nje pusi uji humb jeten 31 vjecari ne polican 6a94354f9e496

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së një pusi uji, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan

August 30, 2026
1 minut lexim

Një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Zhitom të Poliçanit, teksa po kryheshin punime për hapjen e një pusi uji në tokën e tij.

Gjatë punimeve, një masiv dheu është shkëputur dhe e ka zënë poshtë 31-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Për ngjarjen, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Beratit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Poliçan

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas ka qenë duke punuar në fshatin Zhitom, Poliçan, me mjetin e tij “Fadromë”, për hapjen e një pusi uji në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, banues në fshatin Zhitom, Poliçan.

Gjatë punimeve është shkëputur një masiv dheu dhe ka zënë poshtë shtetasin B. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjuha e urrejtjes dhe polarizimi fetar prevent kerkon pergjegjesi publike per ruajtjen e bashkejeteses fetare 6a9434d49bcea
Lajmi i mëparshëm

Gjuha e urrejtjes dhe polarizimi fetar, PREVENT kërkon përgjegjësi publike për ruajtjen e bashkëjetesës fetare

gjashte te vdekur pasi nje anije pasagjeresh me 267 persona u fundos ne brigjet e qipros veriore 6a9435b58e0a2
Lajmi i radhës

Gjashtë të vdekur pasi një anije pasagjerësh me 267 persona u fundos në brigjet e Qipros veriore

Të fundit nga

ShkoLartë