gjuha e urrejtjes dhe polarizimi fetar prevent kerkon pergjegjesi publike per ruajtjen e bashkejeteses fetare 6a9434d49bcea

Gjuha e urrejtjes dhe polarizimi fetar, PREVENT kërkon përgjegjësi publike për ruajtjen e bashkëjetesës fetare

August 30, 2026
min lexim

Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT ka reguar duke shprehur shqetësim për shtimin e diskursit stigmatizues ndaj Islamit dhe besimtarëve myslimanë në Kosovë.

Sipas Institutit, në hapësirën publike dhe në platformat online po shfaqen deklarime që përgjithësojnë Islamin, institucionet fetare, imamët dhe besimtarët.

PREVENT paralajmëron se debati legjitim për fenë dhe çështjet shoqërore rrezikon të shndërrohet në stigmatizim të një komuniteti të tërë.

“Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim, duke marrë parasysh të gjitha format dhe burimet e narrativave që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Instituti kërkon kujdes edhe ndaj kundërpërgjigjeve, të cilat mund të përmbajnë përgjithësime, përjashtim apo kundërvënie ndaj bashkësive të tjera.

PREVENT ka theksuar se narrativat fetare dhe identitare, përfshirë ato të ndikuara nga zhvillimet jashtë Kosovës, duhet të vlerësohen në bazë të fakteve. Në këtë kuadër janë përmendur edhe diskurset që lidhen me Serbinë dhe pozitën e komuniteteve fetare në vend.

“Çdo narrativë që paraqet një komunitet fetar si kërcënim për një komunitet tjetër mund të ndikojë negativisht në kohezionin shoqëror dhe duhet të trajtohet me kujdes”, thuhet më tej.

Instituti është ndalur edhe te zhvillimet pas aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit. Ai ka kërkuar që dokumentet procedurale të lexohen me kujdes dhe brenda kontekstit juridik.

“Pretendimet e paraqitura në një aktakuzë përfaqësojnë pretendimet e Prokurorisë dhe nuk përbëjnë konstatim përfundimtar të fajësisë”, ka nënvizuar PREVENT.

Sipas reagimit, çdo element që lidhet me fenë, identitetin apo perceptimin e shoqërisë duhet të analizohet profesionalisht. Njëkohësisht, kërkohet të mos nxirren përfundime përtej asaj që përcaktohet gjatë proceseve ligjore.

PREVENT ka rikujtuar se liria e besimit dhe praktikimit të fesë garantohet nga Kushtetuta e Kosovës. Instituti vlerëson se kritika ndaj feve, institucioneve dhe praktikave fetare është pjesë e debatit demokratik, por duhet të dallohet nga demonizimi, stigmatizimi dhe nxitja e urrejtjes.

Institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë u është kërkuar trajtim i barabartë i çdo rasti që lidhet me intolerancën, përçarjen apo dhunën me motive fetare.

PREVENT u ka bërë thirrje edhe mediave, komuniteteve fetare, shoqërisë civile dhe udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi në komunikimin publik. Sipas Institutit, këta aktorë duhet të shmangin narrativat që mund t’i thellojnë ndarjet dhe të kontribuojnë në ruajtjen e bashkëjetesës fetare në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen qytetaret nuk udhetojne mbi deklarata por mbi rruget qe ndertohen 6a941e4f80546
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Qytetarët nuk udhëtojnë mbi deklarata, por mbi rrugët që ndërtohen

shembet masivi i dheut gjate hapjes se nje pusi uji humb jeten 31 vjecari ne polican 6a94354f9e496
Lajmi i radhës

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së një pusi uji, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan

Të fundit nga

ShkoLartë