shehi stervitja e pare me tiranen 699df809ada47

Shehi, stërvitja e parë me Tiranën

February 24, 2026
1 minut lexim

Trajneri i ri i Tiranës, Orges Shehi, është prezantuar para skuadrës dhe ka kryer stërvitjen e para.

Para saj, ai ka shprehur besimin te cilësitë e lojtarëve dhe besimin se skuadra bardheblu do të mbijetojë në “Abissnet Superiore” nëse secili jep maksimumin.

Orges Shehi ka zhvilluar stërvitjen e parë si trajner i Tiranës, pas rikthimit në stolin bardheblu. Të martën në orën 15.00,

Shehi është prezantuar para grupit të lojtarëve nga drejtori sportiv i klubit, Omer Bunjaku dhe më pas, për rreth një orë e gjysmë, ai ka punuar me futbollistët në fushë.

Shehi ka fituar titullin kampion me Tiranën, por në rikthimin e tij gjendja është krejtësisht ndryshe, pasi në vend të titullit skuadra do të luftojë për mbijetesën, duke qenë e parafundit, me vetëm një pikë më tepër se Flamurtari dhe dy më pak se Bylis, në vendin e play-out.

Para nisjes së seancës, trajneri i rikthyer u tha lojtarëve se ka besim të plotë te cilësitë e tyre dhe shprehu bindjen se skuadra do të mbijetojë, por për t’ia arritur duhet që secili prej tyre të japë maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje.

Ardhja e Shehit është pritur mirë nga grupi i lojtarëve, megjithëse nuk e kanë fshehur keqardhjen e largimit të trajnerit Nuhiu për shkak të rezultateve të dobëta.

Puna e Shehit me Tiranën nis menjëherë me një malore të fortë, pasi ndeshjen e parë do ta ketë të premten në mbrëmje në Shkodër, kundër Vllaznisë kryesuese të kampionatit.

Mesjavën e ardhshme, Tirana luan me Dinamon ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipëisë, pasi ka humbur të parën 0-2.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

komediani britanik russell brand i mohoi akuzat e reja per perdhunim dhe sulm seksual 699df17bad3fe
Lajmi i mëparshëm

Komediani britanik Russell Brand i mohoi akuzat e reja për përdhunim dhe sulm seksual

be premton realizimin e kredise per ukrainen pavaresisht vetos se hungarise 699df8cadbb58
Lajmi i radhës

BE premton realizimin e kredisë për Ukrainën pavarësisht vetos së Hungarisë

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë