shehi nje ndeshje vendimtare per ne 69beb5cc3029c

Shehi: Një ndeshje vendimtare për ne

March 21, 2026
1 minut lexim

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vorës.

Tekniku ka theksuar se çdo ndeshje është vendimtare për bardheblutë dhe se ndaj Vorës synohet vetëm fitorja.

“Mund të cilësohet ndeshje e rëndësishme edhe për atë që thatë ju për renditjen, në këtë fazë ku jemi, të gjitha ndeshjet për ne janë vendimtare dhe të rëndësishme.

Kështu është gara, luan ti dhe të tjerët, përqëndrimi ynë është te ndeshja që do të zhvillojmë dhe pastaj pyet si kanë dalë të tjerat.

Këtë javë jemi në të fundit që luajmë dhe do ti shohim me interes rezultatet e kundërshtarëve tanë.

Kundërshtarët kanë bërë mirë dhe janë rivalë direkt dhe kërkojnë respekt maksimal.

Xhixha dhe Tabeku pothuajse nuk janë stërvitur gjatë gjithë javës, sot kemi testin e fundit që do të shikojmë dhe do të analizojmë gjendjen e tyre shëndetësore dhe pastaj do të vendosim nëse do të jenë pjesë e skuadrës për nesër apo jo”, ka thënë mes të tjerash Shehi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mateo tentoi ta puthe ne buze brikena i kthehet nuk jam 13 vjecare te kam thene mos
Lajmi i mëparshëm

Mateo tentoi t’a puthë në buzë, Brikena i kthehet: Nuk jam 13-vjeçare, të kam thënë mos guxo…

gjermania arme drejt gjirit persik e ukraines lehteson masat per eksportin 69beb67ff39dd
Lajmi i radhës

Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin

Të fundit nga

ShkoLartë