Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Izraelit, Eyal Zamir, ka deklaruar se Izraeli ka arritur një fitore kundër Hamasit në luftën e Gazës.
Deklarata u bë në orët e mbrëmjes, pak para kthimit të pritur të pengjeve në Izrael, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Zamir theksoi se “presioni ushtarak i ushtruar gjatë dy viteve të fundit”, që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, së bashku me masat shtesë diplomatike, përbëjnë “një fitore ndaj Hamasit”.
Fjalimi i tij u transmetua në televizion në një deklaratë të shkurtër për publikun.
Ai shtoi gjithashtu se Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të garantuar një realitet të ri sigurie, ku Rripi i Gazës të mos përbëjë më kërcënim për shtetin dhe qytetarët izraelitë.
Burimi: botasot.info


