shefi i openai me 2026 presim qe ai te beje zbulime te vogla nga 2028 a zbulime te medha 69026e3d65565

Shefi i OpenAI: Më 2026 presim që AI të bëjë zbulime të vogla – nga 2028-a zbulime të mëdha

October 29, 2025
1 minut lexim

Sam Altman, shefi ekzekutiv i kompanisë prapa ChatGPT, OpenAI, foli për një vizion që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si zhvillohet shkenca moderne. Sipas tij, deri në vitin 2026, sistemet e avancuara të inteligjencës artificiale të OpenAI-t mund të jenë në gjendje të bëjnë zbulime të vogla shkencore, ndërsa deri në vitin 2028, këto sisteme mund të arrijnë në zbulime të mëdha

“Në vitin 2026 presim që sistemet tona të AI të jenë në gjendje të bëjnë zbulime të vogla të reja; në 2028 mund të jemi përpara me të mëdha. Kjo është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse shkenca — dhe institucionet që shpërndajnë frytet e saj — janë mënyra më e mirë se si përmirësohet cilësia e jetës me kalimin e kohës,” deklaroi Altman gjatë fjalës së tij.

OpenAI ka vendosur disa objektiva: deri në shtator të vitit 2026 të zhvillojë një “AI Research Intern” – një inteligjencë artificiale eksperimentale që mund të ndihmojë në kërkime shkencore, duke operuar në qindra mijëra procesorë grafikë (GPU).

Synimi përfundimtar, sipas Altman, është që deri në mars të vitit 2028 të krijohet një “AI Hulumtues”, një sistem që të kryejë në mënyrë autonome kërkime, analiza dhe zbulime të reja.

“Ne mund të dështojmë në këtë mision,” pranoi ai, “por për shkak të ndikimit të jashtëzakonshëm që mund të ketë, besojmë se është në interes publik të jemi transparentë për qëllimet tona.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shoqeria shqiptare nen presion tre vrasje ne nje dite ekspertet nevoje urgjente per kujdes te shtuar te shendetit mendor 69026e0660fd1
Lajmi i mëparshëm

Shoqëria shqiptare nën presion/ Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

trump shkarkon bordin federal te arteve pergjegjes per sallen e vallezimit ne shtepine e bardhe 69026e75e918d
Lajmi i radhës

​Trump shkarkon bordin federal të arteve përgjegjës për sallën e vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë

Të fundit nga

ShkoLartë