shefi i mercedes i ben thirrje evropes te heqe ndalimin e shitjes se makinave me motore me djegie te brendshme 68b0cd4fb7438

Shefi i Mercedes i bën thirrje Evropës të heqë ndalimin e shitjes së makinave me motorë me djegie të brendshme

August 28, 2025
1 minut lexim

Shefi ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të rishqyrtojë ndalimin e shitjes së makinave me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai tha se “bota ka ndryshuar drastikisht” që prej shpalljes së këtij plani dhe paralajmëroi se “industria mund të përplaset me mur me shpejtësi të plotë”.

Källenius, i cili është edhe president i Shoqatës së Prodhuesve Evropianë të Automjeteve (ACEA), argumentoi se objektivat e rrepta të CO2 nuk janë më të realizueshme.

Ai theksoi se ka një “mundësi të fundit” për të korrigjuar kursin, përpara debatit të 12 shtatorit ku ndalimi mund të rishikohet.

Ndërkohë, disa prodhues si Kia kundërshtojnë ndryshimin, duke thënë se zhbërja e planit do të shkaktonte humbje të mëdha pas investimeve në makinat elektrike.

BE-ja e ka konfirmuar ndalimin e vitit 2035, por ka dhënë lehtësime afatshkurtra për objektivat e periudhës 2025-2027.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

foto ky eshte 61 vjecari qe u vra nga kusheriri ne shkoder 68b0cd2325e56
Lajmi i mëparshëm

Foto/ Ky është 61-vjeçari që u vra nga kushëriri në Shkodër

sulmohet fizikisht ish ministri polak i shendetesise dyshohet se shkak ishin politikat e tija gjate kohes se covid 68b0cd93c6fa0
Lajmi i radhës

Sulmohet fizikisht ish-ministri polak i shëndetësisë – dyshohet se shkak ishin “politikat e tija gjatë kohës së Covid”

Të fundit nga

ShkoLartë