shefi i kuzhines se princeshes diana zbulon receten e mengjesit qe ajo konsumonte cdo dite 68bf1dd16b179

Shefi i kuzhinës së Princeshës Diana zbulon recetën e mëngjesit që ajo konsumonte çdo ditë

September 8, 2025
1 minut lexim

Më 31 gusht u shënuan 28 vite nga ndarja nga jeta e Princeshës Diana, por kujtimi i saj vazhdon të jetojë në zemrat e miliona njerëzve anembanë botës. Ajo mbetet një nga figurat më të dashura të historisë moderne, ndaj nuk është çudi që edhe sot interneti mbushet shpesh me informacione rreth jetës së saj, një figurë që u quajt “princesha e popullit”.

Lajmi më i fundit që ka të bëjë me të ndërlidhet me zakonet e saj ushqimore, dhe konkretisht me atë që konsumonte thuajse çdo ditë për mëngjes.

Në një video të publikuar në YouTube, ish-shefi personal i kuzhinës së saj, Darren McGrady, ka zbuluar se mëngjesi i preferuar i Princeshës Diana ishin të ashtuquajturat overnight oats (bollgur i njomur gjatë natës).

Princesha Diana kishte zbuluar që para tre dekadash atë që sot konsiderohet një trend ushqimor i njohur.

Megjithatë, receta e McGrady ishte paksa ndryshe nga ajo që mund të prisni. Në fakt, bëhej fjalë për bircher muesli, një version i veçantë që Diana e kishte provuar gjatë një vizite në një klinikë në Zvicër.

Para se të largohej, kërkoi recetën dhe ia besoi shefit të saj personal, i cili nisi ta përgatiste për të çdo ditë. Përbërësi “sekret”? Lëngu i portokallit

Çfarë hante Princesha Diana për mëngjes?

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale kanë nisur ta riprodhojnë recetën, e cila është njëkohësisht shumë e thjeshtë dhe mjaft e veçantë.

Në një tas shtoni 1 filxhan lëng portokalli të freskët dhe 1 filxhan me bollgur. Përziejeni, mbulojeni tasin dhe lëreni në frigorifer gjatë gjithë natës.

Në mëngjes, shtoni 1 filxhan kos, pak mjaltë dhe pak lëng limoni, një mollë të grirë, disa boronica dhe disa arra.

Në fund, vlen të përmendet se varieteti i preferuar i mollëve për Princeshën Diana ishte honeycrisp, një lloj molle e zhvilluar nga studiues në Qendrën Eksperimentale Bujqësore të Minesotës dhe që hyri në treg në fillim të viteve ’90.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

buja iu premton qytetareve te lipjanit nje stacion modern te autobuseve 68bf1cae7b13c
Lajmi i mëparshëm

Buja iu premton qytetarëve të Lipjanit një stacion modern të autobusëve

marta kos e mbeshtes fuqimisht rrugen tuaj drejt be se 68bf21f8bbdec
Lajmi i radhës

Marta Kos: E mbështes fuqimisht rrugën tuaj drejt BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë