shba thote se ka rene dakord per hapa specifike per te arritur nje armepushim ne siri 68788dcbc8b19

SHBA thotë se ka rënë dakord për ‘hapa specifikë’ për të arritur një armëpushim në Siri

July 17, 2025
1 minut lexim

Ushtria izraelite goditi ministrinë siriane të mbrojtjes në Damask dhe forcat qeveritare në Sirinë jugore të mërkurën, ndërsa luftimet vdekjeprurëse sektare në provincën kryesisht druze të Suweidës vazhduan për të katërtën ditë me radhë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se forcat e tij po “punonin për të shpëtuar vëllezërit tanë druzë dhe për të eliminuar bandat e regjimit”. Ministria e jashtme siriane akuzoi Izraelin për “agresion të pabesë”, shkruan BBC.

Më shumë se 300 persona raportohet të jenë vrarë në Suweida që nga e diela, kur shpërthyen përleshjet midis milicive druze dhe fiseve beduine.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se ishte “shumë i shqetësuar” për dhunën në jug, por besonte se ajo do të mbaronte brenda disa orësh.

“Ne kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme “, shkroi ai në X të mërkurën në mbrëmje.

Ministria e jashtme e Sirisë tha se vendi “mirëpret përpjekjet e bëra nga ShBA-ja dhe pala arabe” për të “zgjidhur krizën aktuale” në mënyrë paqësore.

Izraeli ende nuk ka komentuar mbi ofertën për armëpushim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

honda type r mund te jete nje veture elektrike 68788d547fdf8
Lajmi i mëparshëm

Honda Type R mund të jetë një veturë elektrike

prizreni mirepret diasporen pak me ndryshe oborret e pese shkollave i leshon per parkingje 6878949827ebf
Lajmi i radhës

Prizreni mirëpret diasporën pak më ndryshe, oborret e pesë shkollave i lëshon për parkingje

Të fundit nga

ShkoLartë