shba terheq trupat nga siria ndersa tensionet me iranin rriten 69972941b8395

SHBA tërheq trupat nga Siria, ndërsa tensionet me Iranin rriten

February 19, 2026
1 minut lexim

SHBA-ja po përgatitet të tërheqë në masë trupat e saj të mbetura nga Siria gjatë disa muajve të ardhshëm, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, sipas BBC.

Zyrtari shtoi se qeveria siriane kishte pranuar të marrë udhëheqjen në luftën kundër terrorizmit brenda kufijve të saj dhe se prania ushtarake amerikane në shkallë të madhe nuk ishte më e nevojshme.

Trupat amerikane ndodhen në Siri që nga viti 2015, si pjesë e një fushate kundër terrorizmit për të penguar ndikimin e grupit Shteti Islamik.

Vendimi erdhi ndërsa presidenti Donald Trump rrit prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërkohë që tensionet me Iranin janë në rritje.

Zyrtari theksoi se vendimi për të larguar rreth 1 000 trupat e mbetura në Siri është pjesë e një tranzicioni të bazuar në kushte dhe se SHBA mbetet e gatshme të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi në rajon.

Lajmi vjen ndërsa prania e trupave amerikane në rajon është rritur, veçanërisht pranë Iranit. ku është vendosur aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln”, transmeton ATSH.

Gjithashtu, SHBA ka dërguar aeroplanmbajtësen “USS Gerald R Ford”, anija më e madhe luftarake në botë, në Lindjen e Mesme, e cila pritet të mbërrijë në rajon brenda tre javëve të ardhshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alonso refuzon oferten e klubit evropian 69972842b006a
Lajmi i mëparshëm

Alonso refuzon ofertën e klubit evropian

aksident i rende ne rrugen fier libofshe vetura del nga rruga dhe permbyset plagoset shoferja 699729d6778e1
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në rrugën Fier-Libofshë, vetura del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja!

Të fundit nga

Alonso refuzon ofertën e klubit evropian

Trajneri spanjoll Xabi Alonso ka refuzuar menjëherë ofertën për të marrë drejtimin e Olympique de Marseille, duke e konsideruar situatën në klub si “tepër kaotike”. Sipas raportimeve nga RMC Sport, 44-vjeçari nuk
ShkoLartë