shba liron 2 anetaret ruse te ekuipazhit te cisternes se sekuestruar ne atlantikun e veriut 696106141d38f

SHBA liron 2 anëtarët rusë të ekuipazhit të cisternës së sekuestruar në Atlantikun e Veriut

January 9, 2026
1 minut lexim

Rusia ka njoftuar se Uashingtoni ka pranuar kërkesën e saj dhe ka liruar dy anëtarë të ekuipazhit të cisternës së naftës që u sekuestrua këtë javë në Atlantikun e Veriut. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shprehu mirënjohjen e Moskës.

 “Në përgjigje të kërkesës sonë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori vendimin për të liruar dy qytetarë rusë, anëtarë të ekuipazhit të cisternës së naftës Marinera”, tha ajo.

Anija u sekuestrua të mërkurën nga autoritetet amerikane, të cilat thonë se është pjesë e një flote në hije që ndihmon në anashkalimin e sanksioneve të SHBA-së duke transportuar naftë nga Venezuela, Rusia dhe Irani, dhe se po lundronte nën një flamur të rremë.

Moska tha se anija kishte siguruar leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes ali sadriu ish minister i financave 696106024ca65
Lajmi i mëparshëm

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

trump paralajmeron sulm ndaj meksikes tani do fillojme me goditjet tokesore ndaj karteleve te droges 696107c675625
Lajmi i radhës

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Tani do fillojmë me goditjet tokësore ndaj karteleve të drogës

Të fundit nga

ShkoLartë