Administrata Trump ka vënë në lëvizje makinerinë më të ashpër kundër karteleve të drogës dhe rrjeteve që bashkëpunojnë me to dhe sinjalet më të forta po vijnë drejtpërdrejt nga Tirana. Me Urdhrin Ekzekutiv 14157, Presidenti Trump i ka shpallur kartelet si Organizata të Huaja Terroriste, duke hapur rrugën për sanksione financiare, operacione inteligjence dhe goditje direkte ndaj individëve dhe strukturave që i mbështesin ato. Ky vendim e vendos kryeministrin Edi Rama në një pozitë tejet të rrezikshme, pasi lidhjet e tij me grupe kriminale dhe rrjete trafiku droge janë tashmë në fokusin e drejtpërdrejtë të SHBA-së.
Fjalimi i djeshëm i së ngarkuarës me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, Nanci VanHorn, gjatë ceremonisë së përfundimit të trajnimit të hetuesve të SPAK-NBI nga FBI, është një mesazh i fortë për Ramën. “Siç tha Sekretari Rubio, organizatat kriminale dhe terroriste transnacionale, veçanërisht ato të përfshira në trafikimin e drogës, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e SHBA-së në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtetet kombëtare dhe po çojnë në migrim masiv. Dhe ne do të ndjekim pa pushim prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës, si SPAK, NBI dhe Akademia e Sigurisë”, tha e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.
Mesazhi tingëllon për veshët e qeverisë, e cila jo vetëm nuk i godet figurat e krimit të organizuar në kërkim nga SPAK, por i ruan me segmente policore, ndërsa u jep leje për kulla dhe resorte, duke u mundësuar fuqizimin përmes pastrimit të parave. Gjithashtu, figurat e krimit të organizuar marrin çdo vit qindra mijëra euro para publike nga pushteti përmes tenderave dhe koncensioneve publike. Krerët e grupeve të drogës me ndihmën dhe firmën e Ramës kanë përlarë e edhe fondet e BE-së për Bujqësinë, marrin pasuri publike me vendime qeverie, ndërsa janë shpallur edhe investitor strategjikë. Kokat e grupeve kriminale kanë emëruar drejtorët e tyre në pozicionet kyçe të administratës publike sidomos në polici, ministri dhe bashki.
SPAK ka vërtetuar me fakte së fundmi se Belinda Ballukur, Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t dhe Ergys Agasi, janë ekzekutuesit e korrupsionit të tij skandaloz, ndërkohë që Agasi është edhe koordinatori midis tij dhe bandave kriminale që operojnë në territorin e Shqipërisë. Agasi është dora kryesore që mban gjallë lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin më bandat për t’i mundësuar pastrimin e parave të krimit dhe financimin e tregtisë së drogës nëpërmjet tenderëve të shumtë. Kjo metodë rezultoi aq fitimprurëse sa në përgjimet e komunikimeve të grupit Çela që u goditën nga SPAK, thuhet shprehimisht se “nuk kemi nevojë për kokainë, se kemi tenderat”, duke e krahasuar fitimin nga paratë publike me atë të trafikut të drogës, duke treguar qartazi se bandat kriminale e kanë forcën dhe burimin e të ardhurave në shtetin e Edi Ramës i cili i ka suportuar direkt me vendime në favor të tyre. De facto financuesi dhe pastruesi i parave të bandave në Shqipëri është vetë Edi Rama. Kryeministri flet për “Shqipërinë që po rilind”, por realiteti në terren është krejt ndryshe.
Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të rajonit, me paga minimale të papërfillshme, çmime në rritje dhe shërbime publike të degraduara. Shpopullimi është një nga pasojat më dramatike. Qindra mijëra qytetarë janë larguar gjatë viteve të fundit, kryesisht të rinj, duke lënë pas një vend me fuqi punëtore të pakësuar dhe perspektivë të errët demografike. Raportet ndërkombëtare e kanë cilësuar emigracionin shqiptar si “eksod modern”. Në shumë zona rurale, fshatra të tëra janë boshatisur, duke treguar qartë humbjen e shpresës tek shteti dhe tek e ardhmja. Në fund, mesazhi amerikan është i qartë dhe i prerë se askush nuk është mbi ligjin. Edi Rama, që ka mbrojtur dhe financuar strukturat kriminale përmes tenderave, koncesioneve dhe vendimeve qeveritare, tani ndodhet në ditët më të rrezikshme të pushtetit të tij.
Me SPAK dhe BKH të fuqizuara nga administrata Trump, çdo mburojë politike dhe lidhje kriminale mund të shembet. Dita kur ligji do të vendoset mbi privilegjet e Ramës dhe mbështetësve të tij po afron, dhe kambanat e paralajmërimit amerikan nuk do të ndalen deri sa drejtësia të vihet mbi çdo lidhje dhe influencë.
Burimi: botasot.info


