shba ja ofron 20 mln dollare shperblim per informacion lidhur me programin berthamor te iranit 6af0d7418c27e

SHBA-ja ofron 20 mln dollarë shpërblim për informacion lidhur me programin bërthamor të Iranit

November 8, 2026
min lexim

SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për këdo që ofron informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit. 

Programi i Departamentit amerikan të Shtetit, “Shpërblime për Drejtësi” (Rewards for Justice), ka bërë të ditur se personit që siguron këto informacione mund t’i ofrohet edhe mundësia e zhvendosjes në një vend tjetër.

Presidenti Donald Trump pretendonte vitin e kaluar se objektet bërthamore të Iranit ishin shkatërruar plotësisht, pas një fushate bombardimesh të ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se nuk ka synim të zhvillojë armë bërthamore.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka njoftuar se po krijon një task-forcë për të forcuar përpjekjet e Washingtonit për të kufizuar lëvizjen e armëve dhe materialeve që i nënshtrohen sanksioneve iraniane përtej kufijve të vendit.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) ka bërë të ditur se task-forca e quajtur “Iron Gate” (Porta e Hekurt) do të funksionojë nga Tampa, në Florida, dhe do të bashkëpunojë me agjenci të tjera të qeverisë amerikane.

Përveç lëvizjes së armëve, ajo do të përqendrohet edhe në kontrollin e materialeve me përdorim të dyfishtë dhe burimeve të paligjshme të të ardhurave.

Sipas vlerësimeve të CENTCOM-it, bllokada detare amerikane ndaj porteve të Iranit e ka penguar këtë të fundit të eksportojë naftë bruto në vlerë prej më shumë se 25 miliardë dollarësh.

Në një deklaratë lidhur me shpërblimin prej miliona dollarësh, Departamenti amerikan i Shtetitk ka thënë se po ofronte këtë shumë për informacione mbi programin iranin, përfshirë “objektet, pajisjet dhe personelin përkatëas”.  

Sipas deklaratës, “mosrespektimi nga Irani i detyrimeve për masa mbrojtëse ndaj IAEA-s (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike) ka bërë që kjo agjenci të humbasë vazhdimësinë e njohurive mbi prodhimin dhe inventarin e komponentëve kryesorë të Iranit, siç janë centrifugat bërthamore”.

Centrifugat janë të domosdoshme për prodhimin e uraniumit të pasuruar, i cili mund të përdoret për prodhimin e karburantit për reaktorët bërthamorë civilë, por edhe për armë bërthamore nëse pasurohet në një nivel prej rreth 90 për qind ose më shumë.

Kohët e fundit ishin shtuar spekulimet se SHBA-ja mund të rifillonte sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit, megjithëse Trumpi, para votimeve, u ka thënë gazetarëve se nuk po ngutej të ndërmerrte një hap të tillë.

Në një intervistë për Fox News, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se SHBA-ja “mund të ketë nevojë të godasë malin Pickaxe”, një objekt nëntokësor i lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Trumpi ka thënë se kjo “nuk ishte ndonjë punë e madhe” dhe se operacioni mund të kryhej brenda “një ore”.

Presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht edhe më parë se do ta bombardojë këtë objekt nëntokësor, për të cilin dyshohet se është i lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prengezaj protesta paqesore 135 ditore i dha nje leksion europes pershkallezimi nisi pas nderhyrjes se policise 6af0d73cddba8
Lajmi i mëparshëm

Prengezaj: Protesta paqësore 135-ditore i dha një leksion Europës, përshkallëzimi nisi pas ndërhyrjes së policisë

hakerohet rosstat zbulohen te dhenat ja sa ruse kane humbur jeten ne lufte ne ukraine 6af0d77b3f1fe
Lajmi i radhës

Hakërohet Rosstat, zbulohen të dhënat: Ja sa rusë kanë humbur jetën në luftë në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë