Asim Prengezaj komentoi protestën e zhvilluar për 135 ditë me radhë, duke u ndalur te pjesëmarrja e studentëve dhe përshkallëzimi i saj pas ndërhyrjes së policisë.
Prengezaj theksoi se gjatë muajve të verës studentët kanë qenë më të paktë në protesta, pasi një pjesë e tyre duhej të punonin gjatë sezonit për të siguruar të ardhurat e nevojshme për të vijuar studimet.
Ai e cilësoi protestën paqësore 135-ditore si një shembull për Europën, duke vlerësuar qëndrueshmërinë dhe karakterin qytetar të saj.
Sipas Prengezajt, protesta kaloi në një stad tjetër pas ndërhyrjes së policisë, duke sjellë mosbindje civile, përplasje, arrestime dhe marshime gjatë natës.
Ai shtoi se, pavarësisht karakterit paqësor që kishte mbajtur për muaj të tërë, protesta nuk mori vëmendjen e duhur dhe se, edhe pa ndërhyrjen e policisë, mund të vinte një moment kur situata do të përshkallëzohej për shkak të mungesës së reagimit ndaj kërkesave të protestuesve.
Burimi: botasot.info


