shba ja i vendos sanksione te reja iranit pas sulmeve ndaj anijeve 6a5169b68283f

SHBA-ja i vendos sanksione të reja Iranit pas sulmeve ndaj anijeve

July 10, 2026
1 minut lexim

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të premten i vendosi sanksione të reja Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit më herët këtë javë.

Sanksionet janë masat më të reja në një varg veprimesh hakmarrëse nga Shtëpia e Bardhë për këto sulme. Ato vijnë në kohën kur administrata amerikane po synon që ta shtojë presionin ndaj regjimit iranian, përderisa përpjekjet diplomatike po ngecin.

Shtetet e Bashkuara më herët këtë javë kryen bombardime ndaj caqeve iraniane dhe shfuqizuan një licensë me të cilën Iranit i mundësohej shitja e naftës pa sanksione, raporton televizioni CNN.

Të premten, presidenti Trump përsëri deklaroi se memorandumi i mirëkuptimit ShBA – Iran ka marrë fund, por shtoi se bisedimet me Teheranin do të vazhdojnë.

Në shënjestër të sanksioneve të reja është Ali Ansari, për të cilin Departamenti i Thesarit tha se “mbikëqyr një rrjet të gjerë global të aseteve në dobi të liderit të Iranit, Mojtaba Khamenei, dhe pjesës tjetër të elitës së regjimit”.

Sanksionet e reja gjithashtu godasin “shtëpi kyçe iraniane të këmbimit që qarkullojnë miliarda dollarë në vit në emër të bankave të sanksionuara iraniane”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama paraqet te dhenat shqiperia me rritje domethenese te trafikut ajror te pasagjereve ne maj 6a516950276af
Lajmi i mëparshëm

​Rama paraqet të dhënat, Shqipëria me rritje domethënëse të trafikut ajror të pasagjerëve në maj

robbie williams ngjitet ne skene me vajzen e tij 13 vjecare gjate koncertit ne luksemburg 6a516a83873de
Lajmi i radhës

Robbie Williams ngjitet në skenë me vajzën e tij 13-vjeçare, gjatë koncertit në Luksemburg

Të fundit nga

S’ka kolona në kufi, pritjet 5 minuta

Për momentin, situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, ndërsa hyrjet dhe daljet e qytetarëve po zhvillohen pa vonesa të konsiderueshme. Sipas të dhënave më të fundit, koha e pritjes
ShkoLartë