shba heq sanksionin irani nis shitjen e naftes 6a39a9463764d

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

June 22, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara miratuan të hënën shitjen e naftës iraniane deri në fund të muajit gusht, pas asaj që autoritetet amerikane e cilësuan si “bisedime produktive” të zhvilluara gjatë fundjavës në Zvicër mes delegacioneve të Uashingtonit dhe Teheranit.



Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi se në kuadër të një marrëveshjeje kornizë, Departamenti i Thesarit ka lëshuar një licencë të përgjithshme të përkohshme me afat 60-ditor, e cila lejon prodhimin, transportimin dhe shitjen e naftës iraniane.

Sipas Bessent, transaksionet e lejuara përfshijnë edhe importin në Shtetet e Bashkuara të naftës së papërpunuar, produkteve petrokimike dhe derivateve të naftës me origjinë iraniane. Megjithatë, licenca nuk lejon transaksione që lidhen me Korenë e Veriut apo Kubën.

Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se në bisedimet e zhvilluara në Zvicër ishte arritur “përparim i rëndësishëm”, pavarësisht njoftimit të Iranit gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura të SHBA-së (CENTCOM) sqaroi se Ngushtica e Hormuzit nuk ishte mbyllur. Vance bëri të ditur gjithashtu se Teherani kishte rënë dakord të lejonte rikthimin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Iran.

Nga ana e tij, Bessent tha se qeveria iraniane është angazhuar të garantojë kalimin e lirë dhe të pandërprerë të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, Marina amerikane ka hequr bllokadën e vendosur ndaj porteve dhe zonave bregdetare iraniane, ndërsa supertankerët iranianë, të cilët gjatë luftës kishin çaktivizuar sistemet e tyre të gjurmimit, kanë riaktivizuar transmetuesit dhe kanë rifilluar transportin e ngarkesave të naftës nga rajoni.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

taravari ne protesten ne gostivar kishte njerez te vlen it qe jane perdorues te narkotikeve 6a39974f6d13f
Lajmi i mëparshëm

Taravari: Në protestën në Gostivar kishte njerëz të VLEN-it që janë përdorues të narkotikëve

hoxha besoj se kete here ka me shume shanse qe te krijohet nje shumice me stabile 6a39add603186
Lajmi i radhës

Hoxha: Besoj se këtë herë ka më shumë shanse që të krijohet një shumicë më stabile

Të fundit nga

ShkoLartë