shba godet 90 objektiva te tjera ushtarake iraniane 6a4f4e013a585

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

July 9, 2026
1 minut lexim

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka kryer një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane, duke goditur rreth 90 objektiva strategjikë.
Sipas deklaratës së CENTCOM, operacionet e zhvilluara më 8 korrik kishin në shënjestër sistemet e mbrojtjes ajrore, asetet e mbikëqyrjes bregdetare, depot e raketave dhe dronëve, kapacitetet detare si dhe infrastrukturën logjistike ushtarake përgjatë bregdetit iranian.



“Forcat e CENTCOM përfunduan një raund shtesë sulmesh kundër Iranit për të zvogëluar më tej aftësinë e tij për të sulmuar anijet tregtare dhe personelin detar civil në Ngushticën e Hormuzit”, thuhet në deklaratën e publikuar në platformën X.
Sulmet e fundit vijnë vetëm 24 orë pas një serie tjetër operacionesh ushtarake amerikane, gjatë të cilave, sipas autoriteteve amerikane, u goditën edhe 80 objektiva të tjera ushtarake iraniane.
Nga ana tjetër, Teherani ka reaguar me sulme ndaj bazave amerikane në rajon dhe ka paralajmëruar se lundrimi në Ngushticën e Hormuzit do të lejohet vetëm në bazë të asaj që e cilëson si “marrëveshje iraniane”. Paralajmërimet kanë shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon dhe kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Përshkallëzimi i konfliktit ka alarmuar vendet e Gjirit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet, për shkak të rrezikut të një konflikti më të gjerë që mund të ndikojë në stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

heidi klum zbulon se bashkeshorti i saj e nxiti te shtonte ne peshe pasi per vite me radhe u etiketua si e shendoshe ne boten e modes 6a4f380b3b418
Lajmi i mëparshëm

Heidi Klum zbulon se bashkëshorti i saj e nxiti të shtonte në peshë, pasi për vite me radhë u etiketua si “e shëndoshë” në botën e modës

mergimtaret perballen me kontrolle ne serbi ekspertet liria e levizjes nuk guxon te cenohet 6a4f5273c13aa
Lajmi i radhës

Mërgimtarët përballen me kontrolle në Serbi, ekspertët: Liria e lëvizjes nuk guxon të cenohet!

Të fundit nga

ShkoLartë