shba dhe irani vijojne bisedimet leavitt teherani kerkon marreveshje pas goditjeve shkaterruese 6a59369496501

SHBA dhe Irani vijojnë bisedimet, Leavitt: Teherani kërkon marrëveshje pas “goditjeve shkatërruese”

July 16, 2026
1 minut lexim

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë, pavarësisht tensioneve të larta dhe operacioneve ushtarake të ndërmarra nga Uashingtoni, ka bërë të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shkruan Skynews, përcjell “Bota sot”.

Gjatë një deklarate për mediat, Leavitt u pyet se në çfarë faze ndodhen negociatat mes dy vendeve. Ajo tha se Irani vazhdon të komunikojë me SHBA-në dhe se Teherani kërkon një marrëveshje, pasi sipas saj po përballet me “goditje shkatërruese”.

“Arsyeja e sulmeve të fundit është sepse Irani ka shkelur Memorandumin e Mirëkuptimit që kishim arritur me ta”, deklaroi Leavitt.

Ajo akuzoi Teheranin se ka sulmuar anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.

Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi se presidenti amerikan mbetet i hapur për diplomaci.

“Presidenti është gjithmonë i gatshëm për diplomaci”, u shpreh Leavitt, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të negociatave, pavarësisht përshkallëzimit të situatës në terren.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama jepe doreheqjen pas protestes se 47 te qytetaret marshojne rrugeve te tiranes ju erdhi fundi revolucion 6a5936329cf09
Lajmi i mëparshëm

“Rama jepe dorëheqjen”- Pas protestës së 47-të, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

siljanovska davkova ndryshimet kushtetuese nuk jane garanci se nuk do te shfaqen pengesa te reja ne rrugen e maqedonise drejt be se 6a593b4f82d1d
Lajmi i radhës

Siljanovska-Davkova: Ndryshimet kushtetuese nuk janë garanci se nuk do të shfaqen pengesa të reja në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë