rama jepe doreheqjen pas protestes se 47 te qytetaret marshojne rrugeve te tiranes ju erdhi fundi revolucion 6a5936329cf09

“Rama jepe dorëheqjen”- Pas protestës së 47-të, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

July 16, 2026
1 minut lexim

Ka nisur marshimi i përnatshëm pas protestës së 47-të në bulevardin para kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Mijëra qytetarë morën pjesë edhe sot me thirrjet për revolucion paqësor dhe Shqipëri të re.

Teksa po paqësisht ndoqën ritin e përnatshëm të marshimit në Rrugët e Tiranës.

Rreth orës 19:00 ata u mblodhën në “Sheshin Skënderbej”, duke vijuar më tej me grumbullimin para Kryeministrisë dhe fjalimet.

Me parulla, thirrje, pankarta dhe marshim, ata iu drejtuan Kryeministrisë si çdo natë.

Spikasnin parulla dhe thirrje nga më të larmishmet, sikurse ajo për shitjen e Shqipërisë nga Rama.

“Edi Rama, dil në Bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Berisha në burg, Rama në burg”, “Opozitë e shitur”, “Rama, Rama, f*ck you”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama, SPAk you”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova ne ministerialin e organizuar nga marco rubio konjufca flet per rreziqet nga terrorizmi politik 6a5935b70e905
Lajmi i mëparshëm

Kosova në ministerialin e organizuar nga Marco Rubio, Konjufca flet për rreziqet nga terrorizmi politik

shba dhe irani vijojne bisedimet leavitt teherani kerkon marreveshje pas goditjeve shkaterruese 6a59369496501
Lajmi i radhës

SHBA dhe Irani vijojnë bisedimet, Leavitt: Teherani kërkon marrëveshje pas “goditjeve shkatërruese”

Të fundit nga

ShkoLartë