shba arrestoi qindra koreane ne kompanine e hyundait seuli reagon ne menyre urgjente pergjegjesi e madhe 68bc7488b0475

SHBA arrestoi qindra koreanë në kompaninë e Hyundait, Seuli reagon në mënyrë urgjente: Përgjegjësi e madhe

September 6, 2025
1 minut lexim

Qeveria e Koresë së Jugut ka mbajtur një takim urgjent pas arrestimit të 475 personave, kryesisht shtetas koreano-jugorë, gjatë një bastisjeje të madhe nga autoritetet amerikane të imigracionit në një fabrikë të përbashkët të Hyundai dhe LG Energy Solution në Georgia, SHBA.

Ministri i Jashtëm koreano-jugor, Cho Hyun, deklaroi se ndiente “një ndjenjë të madhe përgjegjësie” për arrestimet dhe njoftoi ngritjen e një ekipi të posaçëm ndërinstitucional për të menaxhuar krizën.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e një udhëtimi në Uashington për bisedime direkte me zyrtarët amerikanë.

LG Energy Solution, bashkë-operatore e fabrikës, deklaroi se po pezullon shumicën e udhëtimeve të biznesit drejt SHBA-së dhe se punonjësit me detyrë atje do të kthehen menjëherë në Korenë e Jugut.

Kompania tha gjithashtu se po punon për lirim të shpejtë të punonjësve të ndaluar, si dhe për t’u siguruar atyre medikamente dhe mbështetje mjekësore.

Presidenti amerikan Donald Trump mbrojti bastisjen duke deklaruar se “emigrantët e paligjshëm” ishin duke punuar në kundërshtim me ligjet amerikane.

“ICE thjesht po bënte punën e saj”, tha ai, duke nënvizuar se operacioni kishte për qëllim mbrojtjen e vendeve të punës në SHBA.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 2
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Takimi me Hafëz Halilin, rikthim tek rrënjët e dijes

lvv dhe guxo mblidhen ne prishtine ceku diskuton programin qeverises 68bc79b5d80c7
Lajmi i radhës

LVV dhe Guxo mblidhen në Prishtinë, Çeku diskuton programin qeverisës

Të fundit nga

ShkoLartë