shasivari provimi i jurisprudences drejt komisionit te venedikut kerkohet mendim urgjent per modelin e ri 6af325227d699

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venedikut, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

November 10, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias për modelin e ri të propozuar nga Ministria e Drejtësisë lidhur me provimin e jurisprudencës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i cili këtë vendim e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së çështjes së provimit.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një sistem që garanton mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët, duke ruajtur të njëjtat kritere profesionale dhe standarde të provimit”, ka shkruar Shasivari.

Në kuadër të këtij procesi, raportuesit e Komisionit të Venedikut do të zhvillojnë takime me institucionet, partitë parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike dhe përfaqësuesit e organizatave studentore.

Gjithashtu, do të organizohen demonstrime praktike të pjesës me shkrim në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe të pjesës me gojë në Ministrinë e Drejtësisë.

Shasivari ka theksuar se vlerësimi i Komisionit të Venecias do të jetë një garanci shtesë për ligjshmërinë e zgjidhjes së propozuar.

“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe përkushtim për një zgjidhje të drejtë, profesionale dhe të qëndrueshme, në interes të të gjithë kandidatëve”, ka përfunduar ministri.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga opinioniste ne shikuese leonora zbulon ke mbeshtet ne bbvk 5 6af30a568a1ab
Lajmi i mëparshëm

Nga opinioniste në shikuese, Leonora zbulon kë mbështet në BBVK 5

haxhiu takohet me drejtorin e larte te iri se diskutojne per bashkepunimin parlamentar 6af32582d41f8
Lajmi i radhës

Haxhiu takohet me drejtorin e lartë të IRI-së, diskutojnë për bashkëpunimin parlamentar

Të fundit nga

ShkoLartë