haxhiu takohet me drejtorin e larte te iri se diskutojne per bashkepunimin parlamentar 6af32582d41f8

Haxhiu takohet me drejtorin e lartë të IRI-së, diskutojnë për bashkëpunimin parlamentar

November 10, 2026
1 minut lexim

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix.

Në një postim në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë, punën e Kuvendit dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar.

Sipas saj, temë e diskutimit ishin edhe prioritetet legjislative, mbikëqyrja parlamentare dhe dialogu ndërmjet grupeve parlamentare.

“Diskutuam për prioritetet legjislative, mbikëqyrjen parlamentare dhe rëndësinë e dialogut e të bashkëpunimit ndërmjet grupeve parlamentare. Shkëmbyem gjithashtu pikëpamje për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, sfidat me të cilat përballet rajoni dhe rëndësinë e stabilitetit e të bashkëpunimit rajonal”, thekson Haxhiu.

Haxhiu ka vlerësuar kontributin e IRI-së në zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve parlamentare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shasivari provimi i jurisprudences drejt komisionit te venedikut kerkohet mendim urgjent per modelin e ri 6af325227d699
Lajmi i mëparshëm

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venedikut, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

veliaj kerkese sekretarit te pergjithshem te ps dhe spak ut kerkon te marre pjese ne asamblene socialiste te shtunen 6af325dbec70c
Lajmi i radhës

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë socialiste të shtunën

Të fundit nga

ShkoLartë