shaqiri i dorezojme mandatet nese vlen sjell ligj per faljen e te denuarve te rastit alfa 6a3040b37af9b

Shaqiri: I dorëzojmë mandatet nëse VLEN sjell Ligj për faljen e të dënuarve të rastit “Alfa”

June 15, 2026
1 minut lexim
att.6Qgvst3e1trpJImI3MwyzN0LN ogBt6BwzfQ4hLt3tc

“Gjatë debatit të sotëm për Propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, një deputet kërkoi që ne të dorëzojmë mandatet tona të deputetit.

Përgjigjja jonë ishte e qartë: jemi të gatshëm t’i dorëzojmë mandatet tona nëse paraprakisht sillni ligj për faljen e të dënuarve në rastin Alfa dhe në rastin e Kumanovës, si dhe nëse e tërhiqni këtë propozim-ligj, të cilin e konsiderojmë të dëmshëm për shqiptarët dhe për parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Ne nuk do të heshtim përballë çdo nisme që cenon të drejtat kolektive të shqiptarëve. Mandatet tona janë marrë për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përgjegjësi, pa u përkulur para presioneve politike. Debati për këtë ligj ka shkaktuar përplasje të forta politike në Kuvend dhe qëndrime të ndryshme mbi ndikimin e tij te përfaqësimi i bashkësive.”, keshtu u pergjigj deputeti i ASh-së Rijad Shaqiri, pasi nje deputet paraprakisht kërkoi që t’i dorëzojnë mandatet.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mepso ne mbledhjen e legal and regulatory group prane entso e 6a303f63723a8
Lajmi i mëparshëm

MEPSO në mbledhjen e Legal and Regulatory Group pranë ENTSO-E

trump ngushtica e hormuzit hapet te premten paralajmeron plan te ri me iranin 6a3052a6ae4b5
Lajmi i radhës

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Të fundit nga

ShkoLartë