shala me duhet pak kohe per tu pershtatur ne uzbekistan ndikoi edhe demtimi 691fa6a0cd468

Shala: Më duhet pak kohë për tu përshtatur në Uzbekistan, ndikoi edhe dëmtimi

November 21, 2025
1 minut lexim

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Adenis Shala me Nasafin e tij kanë humbur 1:0 derbin e kreut të renditjes në elitën e Uzbekistanit.

27 vjeçari nga Prishtina u largua në verë nga Shkëndija e Tetovës për të kaluar te Nasaf Qarshi, mirëpo në këto muaj të parë nuk është se është adaptuar më së miri në Uzbekistan ku ka luajtur 8 ndeshje pa gjetur ndonjë gol apo asist.

Pas ndeshjes së xhiros së 29-të të Superligës Pakhtakor–Nasaf (1:0), futbollisti i “dragojve” Adenis Shala foli para mediave. 

“E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë dhe u përgatitëm mirë për të. Mendoj se sot ne luajtëm më mirë se “Pakhtakor”, por për fat të keq, fati nuk ishte në anën tonë”, tha sulmuesi këmbëshpejtë, që në vijim nga gazetarët u përball me pyetjen e radhës:

Statistikat tuaja këtë sezon nuk kanë qenë shumë të mira. Çfarë ju ka penguar të përshtateni me Superligën?

“Unë gjithmonë shikoj përpara. Në futboll, statistikat nuk maten vetëm me gjashtë muaj.

Para disa javësh u dëmtova dhe më duhej të qëndroja një muaj jashtë fushës. Tani gjithë vëmendja ime është tek objektivat që kam përpara dhe përmirësimi i lojës sime”, përfundoi Shala që me Nasafin tash janë në vend të tretë me 58 pikë, një më pak se Pakhtakor në vendin e dytë, derisa lider me 61 pikë dhe një ndeshje më pak është Neftchi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a priteshin keto zhvillime nga spak u juristi zbulon prapaskenat ja pse 3 zyrtaret e shba nuk e takuan ramen ne tirane 691fa6383100d
Lajmi i mëparshëm

A priteshin këto zhvillime nga SPAK-u? Juristi zbulon prapaskenat: Ja pse 3 zyrtarët e SHBA nuk e takuan Ramën në Tiranë

hoxhaj e sheh te mbyllur ceshtjen e konventes gara e jashtme ka filluar jam me pdk ne e bedriun 691fa6a32fc79
Lajmi i radhës

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë