sezoni veror policia e durresit forcon monitorimet per muziken dhe ndotjen akustike 6a2fe7308dd11

Sezoni veror, Policia e Durrësit forcon monitorimet për muzikën dhe ndotjen akustike

June 15, 2026
1 minut lexim

Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike lidhur me nivelin e zhurmave të shkaktuara nga muzika në subjekte të ndryshme, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit veror.

Gjatë monitorimeve në terren janë kryer edhe matje me pajisje speciale, ndërsa autoritetet kanë verifikuar respektimin e kufijve ligjorë të zhurmës dhe orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura.

“Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar takime informuese me administratorë/pronarë subjektesh, kryesisht në zonat turistike, aktivitetet e të cilëve gjenerojnë zhurma nga muzika.

Gjithashtu, ka nisur zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Strukturat e sigurisë publike të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Durrësit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët“, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kqz tregon kur perfundon numerimi i votave nga diaspora 6a2fe6b380c45
Lajmi i mëparshëm

​KQZ tregon kur përfundon numërimi i votave nga diaspora

lavrov rusia mbetet e perkushtuar ndaj propozimeve te paqes te shba ve nuk i pranojme ultimatumet e evropes 6a2fe791e27fc
Lajmi i radhës

Lavrov: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj propozimeve të paqes të SHBA-ve, nuk i pranojmë ultimatumet e Evropës!

Të fundit nga

ShkoLartë