sesko pajtohet per transferimin klubi anglez po e finalizon transferimin e sllovenit 689198feea81f

Sesko pajtohet për transferimin, klubi anglez po e finalizon transferimin e sllovenit

August 5, 2025
1 minut lexim

Newcastle United po lëviz me shpejtësi për të siguruar nënshkrimin e Benjamin Seskos, sulmuesit të RB Leipzig, raportoi Daily Mail.

Klubi anglez është inkurajuar pasi lojtari ka shprehur hapur interesin për t’u bashkuar me “Magpies”.

Sesko është objektivi kryesor ofensivë i Newcastle këtë verë dhe klubi tashmë ka nisur negociatat me Leipzig për një marrëveshje që pritet të kapë shifrën e rreth 70 milionë funte.

Bisedimet mbi strukturën e pagesës kanë nisur gjatë fundjavës dhe drejtuesit e Newcastle synojnë ta përmbyllin marrëveshjen brenda 24 orëve të ardhshme.

Qëllimi i tyre është ta kenë sulmuesin slloven në dispozicion para ndeshjes hapëse të sezonit të Ligës Premier ndaj Aston Villas.

Ndërkohë, Manchester United mbetet në garë për lojtarin 22-vjeçar, por nuk ka dorëzuar ende një ofertë zyrtare.

Ende nuk është e qartë nëse Sesko ka preferencë të qartë mes dy klubeve, megjithëse burimet afër tij sugjerojnë se të gjitha opsionet janë të hapura.

Garë e fortë për një nga talentet më premtues të Evropës, që pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perhapja e teknologjise shqiptaret harxhojne 103 mln euro ne vit per riparimin e kompjutereve dhe elektroshtepiakeve 689198c32f6b3
Lajmi i mëparshëm

Përhapja e teknologjisë/ Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve

nimani nese lvv ja do zgjidhte limajn per kryekuvend ngerci politik do te ishte kapercyer 6891993b124e5
Lajmi i radhës

Nimani: Nëse LVV-ja do zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë