Seritë M3 të çipeve Apple për kompjuterët Mac mund të frikësojnë Intel, AMD dhe Qualcomm

Nuk ka ndonjë gjë të veçantë sa i takon çipit të ri Apple M3 me përjashtim të frikës që ngjall tek Intel, AMD dhe Qualcomm.

Gjatë evenimentit të ditës së Hënë, kompania prezantoi çipet e reja 3-nanometër M3, M3 Pro dhe M3 Max.

Seritë e reja të procesorëve do të vinë në MacBook Pro 14-inç dhe 16-inç si dhe në iMac 24-inç i cili nuk kaloi dot përmes rifreskimit të M2.

Apple i pozicionon çipet e reja M3 si përmirësime madhore kundrejt M1 dhe nëse keni blerë një kompjuter me M2, mbase duhet të prisni edhe ca kohë.

Avancimi më i madh është çipi grafik i M3 i cili ofron veçori si akselerim harduerik ray-tracing duke mundësuar ndriçim më real në video lojëra. Apple pretendon se grafikat e M3 janë 1.8 herë më të shpejta sesa M2 dhe 2.5 herë më të shpejta sesa M1 në aplikacionet profesionale.

Përdoruesit gjithashtu mund të presin efikasitet të shtuar ku grafikat e M3 arrijnë nivelin e performancës së atyre të M1 duke konsumuar gjysmën e energjisë.

Si ndahen procesorët e serive M3?

Modeli bazë M3 vjen me tetë bërthama procesorike, ku 4 janë performance dhe 4 efikasiteti, dhe 10 bërthama grafike. Apple pretendon se çipi është 35 përqind më i shpejtë sesa M1 dhe ofron mbështetje për deri në 24GB RAM.

M3 Pro shton kapacitetin e bërthamave në 12, ku 6 janë performance dhe 6 efikasiteti, si dhe 18 bërthama grafike. Mund të përballojë deri në 36GB memorie RAM dhe Apple thotë se është 30 përqind më i shpejtë sesa M1 me një bërthamë.

M3 Max ka 16 bërthama procesorike, ku 12 janë performance dhe 4 janë efikasiteti, si dhe përmban 40 bërthama grafike. Ofron mbështetje për 128GB RAM dhe Apple pretendon se është 80 përqind më i shpejtë sesa M1 Max. Gjithashtu ofron mbështetje për dy motorë ProRes për të kënaqur kërkesat e profesionistëve video.

Çipet e reja njihet për përdorimin e teknologjisë 3-nanometër në vend të 5-nanometër që kishin M1 dhe M2. Rritja e densitetit të tranzistorëve ndihmon me efikasitetin e energjisë dhe përmirëson performancën në tërësi.

Sipas Apple, bërthamat e performancës së M3 janë 15 përqind më efikase se të M2 ndërsa ato të efikasitetit deri në 30 përqind.

AMD është kompania që i afrohet më tepër Apple për modernizimin e proceseve të prodhimit. Kompania debutoi seritë Ryzen 7040 bazuar në procesin 4-nanometër ndërsa Intel lançon çipet Core Ultra Meteor Lake në Dhjetor bazuar në platformën Intel 4 që realisht është 7-nanometër.

Aspekte të tjera të çipeve M3 janë Motori Neural për proceset AI që sipas Apple është 60 përqind më i shpejtë sesa ai që gjendet në çipet M1. M3 ofron akselerim harduerik për H.264, HEVC, ProRes, si dhe më në fund dekodim të videove AV1. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

BE-ja i kërkon Qeverisë së re në Mal të Zi t‘i përmbushë reformat për anëtarësim

Story i radhës

Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez