serite galaxy s24 mund te debutojne me heret sesa kemi menduar 655b5872aabef

Seritë Galaxy S24 mund të debutojnë më herët sesa kemi menduar

November 20, 2023
1 minut lexim

Seritë Galaxy S24 kanë filluar të marrin formë ndërsa pritet debutimi i tyre vitin e ardhshëm. Deri më sot kemi dëgjuar disa spekulime në lidhje me paraqitjen dhe specifikat e tyre, por një gjë ka ngelur e fshehtë: data e debutimit.

Sipas një raporti të ri nga wccftech, seritë Galaxy S24 pritet të debutojnë më 17 Janar 2024. Samsung do të hostojë një eveniment Galaxy Unpacked në San Jose të Kalifornisë.

I njëjti raport sugjeron se përdoruesit mund të porositin telefonët nga data 18 Janar. Konsumatorët të cilët e porosisin në këtë ditë do të marrin telefonët mes datave 26-30 Janar.

Kështu për të blerë telefonin drejtpërdrejtë në dyqane, konsumatorët duhet të presin deri më 30 Janar.

Sa i takon çmimeve që seritë do të kenë, një informacion konkret mungon në lidhje me këtë çështje. Gjasat janë që Samsung të rrisë çmimet e smartfonëve flagship këtë vit duke qenë se sjellin ndryshime të mëdha në brendësi, veçanërisht inteligjencën artificiale gjeneruese.

Në lidhje me specifikat, seritë Galaxy S24 do të kenë çipin Exynos 2400 ose Snapdragon 8 Gen 3 në varësi të rajoneve ndërsa varianti Ultra do të ketë ekskluzivisht vetëm çipin Snapdragon 8 Gen 3.

Prej disa serive telefonët nuk kanë pësuar ndryshime madhor të dizajnit ndërsa presim këtë vit elementë të rinj vizuale prej smartfonëve. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

endrick ronaldo eshte idoli im 655b55ddb3bee
Story i mëparshëm

Endrick: Ronaldo është idoli im

shba diskutohet ndalimi i vizave per ekstremistet qe sulmojne palestinezet ne bregun perendimor 655b58f30c0ce
Story i radhës

SHBA diskutohet ndalimi i vizave për “ekstremistët” që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë