serbia paralajmeron rritjen e arsenalit me raketa kineze 6a42245027979

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze

June 29, 2026
min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se vendi i tij “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400, si dhe se do të blejë avionë të rinj ushtarakë.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një stërvitjeje ushtarake dhe prezantimit të armatimit të Ushtrisë së Serbisë.

Ngjarja u organizua më 28 qershor në aeroportin ushtarak në Batajnicë, afër Beogradit, dhe në poligonin Pasulanske Livade në Serbinë qendrore, me rastin e festës shtetërore dhe fetare të Vidovdanit.

Gjatë stërvitjes u demonstruan aftësitë e njësive artilerike dhe raketore për mbrojtje kundërajrore, si dhe operacionet e aviacionit, njësive të tankeve, këmbësorisë, njësive të mekanizuara, artilerisë dhe dronëve.

Paraprakisht, në aeroportin ushtarak “Nënkolonel-pilot Millenko Pavlloviq” në Batajnicë, Vuçiq vizitoi ekspozitën e pajisjeve dhe armatimit ushtarak, ku u ekspozuan edhe raketat CM-400, të cilat Serbia i bleu nga Kina në muajin mars.

“CM-400 janë raketa të frikshme. Do ta rrisim numrin e tyre”, tha Vuçiq.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, Serbia ka vazhduar ta thellojë bashkëpunimin ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI), në periudhën 2020–2024, Serbia importoi pjesën më të madhe të armëve nga Kina (57 për qind), ndjekur nga Rusia (20 për qind) dhe Franca (7.4 për qind).

Vuçiq tha se pilotët e Ushtrisë së Serbisë tashmë kanë nisur trajnimet për përdorimin e avionëve luftarakë francezë Rafale, të cilët Serbia i bleu në vitin 2024.

Ai shtoi se, pas dorëzimit të tyre, do të pasojnë edhe avionë të tjerë ushtarakë.

“Pas Rafaleve do të vijnë së shpejti edhe avionë të rinj. Do të ketë avionë luftarakë dhe avionë për trajnim. Do të kemi gjithçka, prandaj do të na duhen edhe shumë pilotë të tjerë”, tha Vuçiq pas përfundimit të stërvitjes ushtarake në poligonin Pasulanske Livade.

Ai theksoi, gjithashtu, se Serbia nuk do të heqë dorë nga politika e saj e neutralitetit ushtarak.

Duke folur për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Serbisë në misione paqeruajtëse dhe stërvitje ushtarake me shtete të tjera, Vuçiq tha se Serbia dëshiron të zhvillojë stërvitje me të gjithë partnerët.

Aktualisht, sipas tij, ka më shumë stërvitje me vendet perëndimore për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Nëse do të zhvillonit stërvitje me njërën palë ose tjetrën, do të interpretohej se jeni palë në konflikt. Sapo të përfundojnë luftimet, ne do t’i vazhdojmë stërvitjet me të gjithë. Do ta ruajmë neutralitetin tonë ushtarak dhe nuk do të heqim dorë prej tij”, tha Vuçiq.

Serbia është anëtare e programit të NATO-s Partneriteti për Paqe që nga viti 2006, por vazhdon të këmbëngulë në politikën e neutralitetit ushtarak.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Serbia vendosi një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj.

Megjithatë, kishte disa përjashtime, si stërvitjet ushtarake “Ujku i Platintë”, të zhvilluara në vitet 2023 dhe 2025 me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve të tjera të NATO-s.

Përveç stërvitjeve me ushtrinë amerikane dhe aleatët e saj, Ushtria e Serbisë zhvilloi stërvitje të përbashkëta edhe me ushtrinë kineze.

Në korrik të vitit 2025, njësitë speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës zhvilluan një trajnim dhjetëditor në provincën kineze Hebei, në veri të Kinës, pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit drejtuar Beogradit. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perfshihet nga flaket banesa e nje 80 vjecari ne fushe arrez ja si eshte gjendja e te moshuarit 6a4223f2733c2
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga flakët banesa e një 80-vjeçari në Fushë-Arrëz, ja si është gjendja e të moshuarit

abbey clancy terheq vemendjen me fotosesion provokues ne instagram 6a42251d7bf78
Lajmi i radhës

Abbey Clancy tërheq vëmendjen me fotosesion provokues në Instagram

Të fundit nga

VLEN: 24 muaj në shërbim të qytetarëve

VLEN shënoi 24 muaj qeverisje nën moton “Transparencë dhe llogaridhënie”, duke dëshmuar se ndryshimi është i mundur kur ka vullnet. Dy vite më parë, VLEN mori përsipër një sfidë të madhe: ta
ShkoLartë