serbi shqiperi ne nje ekran te madh 68e8d433ea2f3

Serbi – Shqipëri në një ekran të madh

October 10, 2025
1 minut lexim

Pas 11 vitesh, kujtimet e vitit 2014 rikthehen.

Të shtunën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje historike dhe emocionuese.

Në Tiranë, tifozët kuq e zi do të mblidhen te “Sheshi Italia”, ku do të vendoset një ekran i madh për të ndjekur së bashku përballjen.

Organizatorët ftojnë të gjithë që të bashkohen, të këndojnë me gjithë zemër dhe të festojnë së bashku çdo moment të ndeshjes.

Ashtu si në vitin 2014, kur flamuri kuq e zi u valëvit mes tifozëve dhe zemrat rrahën për Kombëtaren, kjo përballje premton emocione të forta, solidaritet dhe një festë të madhe pas fitores së mundshme.

“Ashtu si në vitin 2014, të shtunën mblidhemi tek “Sheshi Italia” ne Tiranë për të ndjekur së bashku ndeshjen kundër shkijeve, në një ekran të vendosur nga ne.

 Le të bashkohemi, të këndojmë me gjithë zemër dhe në fund të festojmë fitoren” njoftojnë TKZ.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirana mirepret forumin e investimeve be ballkan perendimor 68e8d3e552798
Lajmi i mëparshëm

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor

vrasja e liridona ademajt rrefejne deshmitaret ne seance gjyqesore 68e8d44633125
Lajmi i radhës

​Vrasja e Liridona Ademajt, rrëfejnë dëshmitarët në seancë gjyqësore

Të fundit nga

ShkoLartë