serbi shqiperi ne digitalb derbi i ballkanit me 11 tetor trajneret e dy skuadrave luajne edhe vendin e punes 68d709d3b61a4

Serbi-Shqipëri në DigitAlb! Derbi i Ballkanit më 11 tetor, trajnerët e dy skuadrave “luajnë” edhe vendin e punës

September 26, 2025
min lexim

Rreth një javë nga ndeshja më e rëndësishme e këtyre eliminatoreve të Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, situata duket të jetë futur në një qetësi përpara furtunës.

Kjo e fundit e parë dhe e kuptuar në çdo aspekt, por nëse ata kanë barrën e heqjes së njollës së 11 viteve më parë ndaj nesh, por edhe atë të tifozerisë më pak korrekte në botë, kjo nisur edhe nga gjobat e FIFA-s që e ka cilësuar Federatën Serbe më të ndëshkuarën me gjoba, ne kemi vetëm një qëllim: fitoren, 3 pikët.

3 pikët që na mbajnë shpresën gjallë për t’u kualifikuar në play-off-in e Botërorit, 3 pikët për të lënë pas kundërshtarin kryesor të këtij grupi dhe 3 pikë që, jo vetëm për Piksi-n, siç njihet ndryshe trajneri i tyre Stojkoviç, janë kushti për qëndrimin në pankinën e tyre, por edhe për Sylvinhon.

Nëse trajneri serb e ka mbushur kupën me paraqitjet dhe rezultatet larg atyre që ata kanë pretenduar, Sylvinho është në një tra ekuilibri, ku pragmatizmi po e mban më tepër se merita. Nëse shpëtuam ndaj Letonisë pak javë më parë në Tiranë, ku pa lojë por me fitore qëndruam në garë, në Serbi ka vetëm një rezultat që na mban ne për ëndrrën e madhe drejt Botërorit – dhe Sylvinhon bashkë me ne.

Ndoshta nuk është momenti më i mirë i duhur, por ndaj Serbisë trajneri ka detyrën për të frenuar më shumë se për të karikuar lojtarët. Në Tiranë ndaj tyre kemi zhvilluar ndeshjen më të mirë të grupit, por ishim të pafat, pasi një rast i vetëm për shënim ishte i yni dhe e humbëm – penalltinë me Manajn.

Vetë trajneri brazilian shpesh thotë se në nivelet ku jemi nuk të fal askush asnjë gabim. Urojmë që të paktën këtë herë ta ketë gabim shprehjen dhe të arrijmë atë që duam. Por për këtë duhet të presim 11 tetorin, ku atje e sigurt është që tifozët shqiptarë nuk do të lejohen, por për të gjithë ne mendon si gjithmonë DigitAlb, që do të jetë tribuna kryesore nga ku të gjithë sytë kuqezi do të fokusohen për të parë këtë finale të madhe që ndoshta do të na çojë drejt historisë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moldavia ndalon partine pro ruse nga zgjedhjet 68d70916114ea
Lajmi i mëparshëm

Moldavia ndalon partinë pro-ruse nga zgjedhjet

djali i tij humbi jeten ne aksidentin me tren ne greqi pranohet kerkesa e pano rucit per zhvarrosjen e trupit te te birit kjo nuk eshte 68d70ac8f148b
Lajmi i radhës

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

Të fundit nga

ShkoLartë