Çiklistët po përplasen gjithnjë e më shpesh me dyert e veturave që hapen papritmas, dhe kjo rezulton në lëndime të rënda.
Tani qeveria gjermane dëshiron të gjejë një zgjidhje për këto aksidente.
“Për të shmangur aksidentet e tilla, qeveria federale planifikon të zbatojë detyrimisht sisteme aktive të sigurisë, si paralajmërimi për hapjen e dyerve”, tha zëdhënësja e ministrit federal të transportit Patrick Schneider (CDU) për gazetën “Rheinische Post” në Düsseldorf.
Çiklistët që lëvizin pranë automjeteve të parkuara janë veçanërisht të rrezikuar.
Në përgjithësi, automjetet do të pajiseshin me sensorë që do të detektonin çiklistët dhe do t’u dërgonin paralajmërim shoferit dhe pasagjerit, nëse gjatë hapjes së dyerve ekziston rreziku i përplasjes.
Burimi: botasot.info


