Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka përmbyllur me sukses Seminarin për Gjyqtarë, i mbajtur më 20–21 dhjetor 2025 në Holiday Resort, Fushë Kosovë.
“Në këtë seminar ligjëruan Konalsi Gjoka nga Shqipëria si dhe Burim Zymberi, gjyqtar me thirrje të FIVB-së dhe njëherësh kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Volejbollit të Kosovës, duke ndarë përvoja dhe njohuri të avancuara në fushën e gjykimit.
Seminari u zhvillua në kuadër të projektit të FIVB “Empowerment program”.
Trajnimet u fokusuan në rregullat e lojës, menaxhimin e ndeshjeve, aspektet psikologjike, komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet gjyqtarëve, me synim rritjen e cilësisë së referimit.
Sesionet e këtij cikli trajnimesh do të vazhdojnë edhe gjatë muajit janar në format online, me qëllim të ngritjes profesionale të gjyqtarëve dhe përgatitjes së tyre për trendet moderne të referimit në nivel global”, njofton FVK.
Burimi: botasot.info


