selin dhe miri bisede me kode pak para spektaklit gimbo sheh klipin ku flitet per te butonin e ke ti ne dore 6987f87b6d739

Selin dhe Miri bisedë me kode pak para spektaklit, Gimbo sheh klipin ku flitet për të: Butonin e ke ti në dorë

February 8, 2026
1 minut lexim

Pak para se spektakli i sotëm të niste, Miri dhe Selin duket se kanë pasur një bisedë me kode mes tyre, menjëherë sapo Gimbo është larguar nga tavolina ku qëndronin të tre.

Në dhomën e surprizave, Miri tha se kanë folur për raportin miqësor mes tyre, për lojë si dhe raportin e saj me Gimbon.

Në këtë bisedë ndër të tjera Selin i thotë: Butonin s’e kam unë në dorë.

“Ne kuptohemi me sy, dhe kodet unë i kuptova për situatën që Selin më tha që ‘s’e heq dot me buton Gimbon’”, tha Miri.

Në dhomën e rrëfimit ishte Selin, e cila pa po ashtu të njëjtin klip si Miri, por duke mos e ditur që ky i fundit e ka dëgjuar dhe ka komentuar para saj.

“S’ka pas të bëjë me Gimbon në mënyrë absolute, ka pasur të bëjë me një sqarim e kam pasur me Mirin, unë herë pas here i kam thënë ‘unë shok, ti shok’. Sa për butonin, nga sa kuptova nga sinjalet e Mirit, ishte që me buton afrimin me Gimbon, dhe ndaj i thash që t’i s’po më kupton që unë s’kam një buton. Me Gimbon s’kam çfarë sqaroj se duket që kemi një raport shoqëror për momentin. Qasja ime s’ka pasur të bëjë fare me Gimbon”, tha Selin.

Ndërkohë të gjithë klipin dhe komentet e të dyve i kanë parë bonorët në dhomën e ndenjes.

“Meqë këtu shpjegimet keqinterpretohen, unë po e them nga ky moment dhe deri sa të dal nga shtëpia, unë Gimbos do t’i rri larg, dhe këtë raport nuk do ta zhvilloj këtu, sepse me të nuk e kam lojë”, tha Selin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

davenport sulmi i banjskes mund te ishte shume me i keq thirrje per zgjim per kercenimet reale ndaj kosoves 6987c86eae47a
Lajmi i mëparshëm

Davenport: Sulmi i Banjskës mund të ishte shumë më i keq, thirrje për zgjim për kërcënimet reale ndaj Kosovës

8 banore ne televotim per te marten ja cilet jane ata 698830bd3e2b4
Lajmi i radhës

8 banorë në televotim për të martën, ja cilët janë ata

Të fundit nga

ShkoLartë