Selektori i Kosovës në hendboll (meshkujt), Jesper Ostlund pas stërvitjes së parë, ka folur për synime.
Megjithatë është më këmbë në tokë dhe kërkon kujdesin e shtuar ndaj Britanisë së Madhe.
Për përshtypjet e para pas takimit me lojtarë?
“Ka qenë shumë mirë që i kam njohur djemtë jashtë, por tani edhe brenda në arenë.
Nuk i kemi të gjithë këtu ende. I kemi katër lojtarë që do të vijnë, një sot dhe tre të tjerë nesër.
Ende nuk jemi e gjithë skuadra.
Por, mendoj se me ata që ishin këtu, ka qenë një seancë e mirë stërvitore. Kemi filluar me mbrojtje.
Po mundohemi që t’i qartësojmë rregullat dhe sistemin tonë paksa”, tha selektori.
Për ardhjet e reja dhe mungesat?
“Kemi disa lojtarë që nuk do të jenë për këto dy ndeshje.
Të tjerët duhet të marrin më shumë përgjegjësi, ta mbulojnë zbrazëtinë.
Për mua është gjithçka e re, kështu që për mua ka qenë kënaqësi për t’i njohur këta djem dhe të provojmë të bëjmë diçka së bashku”, tha më tej.
Për ndeshjet me Britaninë e Madhe, përgjjegjet: ““Britania e Madhe është ekip që lufton shumë.
Është shtet që punon dhe është zhvilluar shumë në vitet e fundit. Mendoj se do jetë ndeshje sfiduese.
Por nëse çdo gjë shkon mirë gjatë këtyre ditëve, mendoj se kemi shans të madh për fitore”.
Burimi: botasot.info


