sela ne takim tek kurti cka u bisedua 6a7085cfae24a

Sela në takim tek Kurti, çka u bisedua?

August 3, 2026
1 minut lexim
sela

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Selën.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti i uroi mirëseardhje Selës në Prishtinë dhe e falënderoi për vizitën.

“Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren–Tetovë dhe ajo Bllacë–Shkup”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brooklyn beckham dhe nicola peltz i shpetojne per pak takimit me davidin dhe victorial ne saint tropez 6a7081dce3858
Lajmi i mëparshëm

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz i shpëtojnë për pak takimit me Davidin dhe Victorial në Saint Tropez

varrezat masive ne zubin potok kryeprokurori gashi hap drejt zbardhjes se se vertetes 6a709c5ceec81
Lajmi i radhës

Varrezat masive në Zubin Potok, kryeprokurori Gashi: Hap drejt zbardhjes së së vërtetës

Të fundit nga

ShkoLartë