sekuestrohen cigare elektronike prane shkollave shqiptohen tri gjoba 6a9845729456d

​Sekuestrohen cigare elektronike pranë shkollave, shqiptohen tri gjoba

September 2, 2026
1 minut lexim

Fillimi i vitit të ri shkollor ka sjell në vëmendje të inspektoratit intensifikimin e masave ndaj shitjes së cigareve elektronike te të miturit, veçanërisht pranë shkollave.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bën të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po vazhdon aksionet e inspektimeve për parandalimin e shitjes së e-cigareve te të miturit, me vëmendjen nga hapësirat përreth institucioneve arsimore.

Sipas kwsaj ministrie, vetëm gjatë ditës së sotme ekipet përkatëse të IQMT-së kanë zhvilluar 18 inspektime në rajonet e Republikës së Kosovës, përkatësisht në Prishtinë, Prizren, Fushë Kosovë, Rahovec, Istog, Shtime dhe Podujevë.

Në kuadër të këtyre inspektimeve, inspektorët kanë urdhëruar largimin e menjëhershëm të cigareve elektronike nga shitja në dyqanet pranë shkollave.

Ndërsa, në rastet e deri më tanishme të mosrespektimit të dispozitave ligjore dhe urdhëresave të inspektorëve, janë shqiptuar tri gjoba dhe dy sekuestrime.

IQMT-ja do të vijojë edhe në ditët në vijim kontrollet në të gjitha regjionet e Kosovës, me fokus respektimin e dispozitave ligjore dhe mbrojtjen e të miturve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht prindërve, që të raportojnë çdo rast të shitjes së cigareve elektronike tek të miturit, veçanërisht pranë institucioneve arsimore, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe nxënësit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tundimet e kredise hungaria hap hetim per kredine prej 1 miliard eurosh per maqedonine 6a982eee10dcf
Lajmi i mëparshëm

Tundimet e kredisë: Hungaria hap hetim për kredinë prej 1 miliard eurosh për Maqedoninë!

e rende ne shkoder makina perplaset me motomjetin ku ishin dy te rinj humb jeten 17 vjecari plagoset nje tjeter 6a9845f3ec1f3
Lajmi i radhës

E rëndë në Shkodër/ Makina përplaset me motomjetin ku ishin dy të rinj, humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë