Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka pritur sot në një takim Anton Hofreiter-in, kryesues i Komisionit të Bundestagut gjerman për Çështjet e Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, ata diskutuan perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Si dhe, mbështetjen që Kosova gëzon në rrugën e saj drejt BE-së.
Ata kanë shprehur gjithashtu shpresën për stabilitet institucional afatgjatë në Kosovë.
Burimi: botasot.info


