Samsung ka konfirmuar se seria e re Galaxy S26 do të sjellë një përvojë tërësisht të re për përdoruesit, me inteligjencë artificiale të avancuar dhe çipa të personalizuar.
Gjatë raportit financiar për tremujorin e tretë, kompania njoftoi se pajisjet e reja do të përfshijnë procesorë të gjeneratës së dytë, performancë më të lartë dhe sensorë të rinj kamerash.
Zëvendëspresidenti i divizionit Mobile Experience, Daniel Araujo, tha se synimi është të “revolucionarizohet përvoja e përdoruesit” me teknologji të reja AI dhe çipa të fuqishëm.
Sipas raportimeve, Exynos 2600, çipi i parë i prodhuar me teknologjinë 2nm, pritet të jetë pjesë e shumicës së modeleve S26, ndërsa në disa tregje si SHBA, Kina dhe Japonia do të përdoret Snapdragon 8 Elite Gen 6.
Samsung gjithashtu po zhvillon një çip të ri për lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, që do të zëvendësojë zgjidhjet aktuale të Qualcomm.
Kompania thotë se gjatë vitit të ardhshëm do të fokusohet në zgjerimin e funksioneve AI në telefonë, orë inteligjente dhe pajisje të tjera smart.
Burimi: botasot.info


