Samsung i bashkohet Google duke ironizuar Apple iMessage

Samsung publikoi një video në mbështetje të fushatës #GetTheMessage të Google që kërkon nga Apple të adoptojë RCS (Rich Communication Services.)

Protokolli në fjalë shihet si pasardhës i SMS dhe adopton shumë funksionalitete të gjendura në aplikacionet moderne si Apple iMessage.

Videoja e titulluar “Flluska jeshile dhe flluskat blu duan të jenë bashkë,” tregon një bisedë mes dy përdoruesve të stilit Romeo dhe Xhulieta të cilët duan të jenë bashkë por që prinderët nuk i lejojnë.

Flluskat padyshim i referohen ndërfaqes së Apple iMessage e cilat përmban flluska blu për mesazhet e dërguara mes përdoruesve Apple ndërsa flluska jeshile kur një përdorues i Apple merr një SMS nga një përdorues Android me funksionalitet të reduktuar.

Ky sistem është veçanërisht irritues për përdoruesit ku gjysma janë në iPhone e gjysma tjetër në Android.

Apple sigurisht është e prirë të ruajë këtë lloj formati për ti kyçur përdoruesit në ekosistem. Megjithatë Akti për Tregjet Dixhitale i BE-së mund ta detyrojë të adoptojë RCS. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Uta Ibrahimi: Nuk jam mirë por jam gjallë

Story i radhës

OKB: Numri i personave të zhvendosur në Gaza në 24 orët e fundit ka arritur në 180 mijë

Të fundit nga