Samsung Galaxy S23 FE tani i disponueshëm për porosi paraprake edhe në Shqipëri

December 1, 2023
min lexim

Seria më e re Samsung Galaxy S23 FE është e disponueshme për porosi paraprake në Shqipëri, duke filluar nga data 1 dhjetor  dhe do të zgjasë deri më 14 dhjetor. Nëse bëni porosi paraprake për një smartphone Galaxy S23 FE, ju perfitoni dhuratë  kufjet Galaxy Buds FE, që do të plotësojnë përvojën e smartphone-it tuaj, duke ju ofruar audio të shkëlqyer. Samsung Galaxy S23 FE vjen në një dizajn ikonik dhe një kamerë superiore, duke ju mundësuar një përvojë të jashtëzakonshme të lojrave përmes ekranit dhe duke përmirësuar përvojat e përdoruesve.

Në vitin e ri me një telefon të ri premium

Galaxy S23 FE ruan dizajnin ikonik të serisë Galaxy S, por vjen me veçori të reja, si ekrani modern dhe kamera lundruese, e cila është mjaft rezistente  ndaj ujit apo pluhurit (standard IP68). Materialet dhe ambalazhet e ricikluara të përdorura sigurojnë qëndrueshmëri dhe funksionalitet. Seria Galaxy S23 FE është e disponueshme në tre ngjyra të ndryshme grafit, mente dhe krem për t’u përshtatur lehtësisht me stilin personal të përdoruesit. Fotot dhe videot marrin jetë me lentet 50 MP dhe zmadhimin optik 3x, ndërsa funksioni Nightography mundëson shkrepje të shkëlqyera edhe gjatë natës. Me veçori të tilla si modaliteti profesional dhe pamja e përmirësuara falë AI të integruar, regjistrimi i përmbajtjes bëhet edhe më i thjeshtë. Me një procesor të fuqishëm, një sistem ftohjeje të avancuar dhe një bateri afatgjatë, Galaxy S23 FE ofron një për përdoruesit përvoja  unike të lojrave  dhe përmbajtje transmetimit pa probleme. Ekrani dinamik AMOLED 2X 6,4 inç që përshtatet automatikisht me kushtet e ndriçimit përmirëson më tej përvojën e përdoruesit.

Porositni paraprakisht dhe përfitoni nga oferta e jashtëzakonshme

Galaxy S23 FE tani është i disponueshëm për porosi paraprake me një çmim promocional prej 73,999 Lekë.  Gjithashtu, ju përfitoni dhuratë  kufjet Galaxy Buds FE për çdo porosi paraprake të një smartphone-i Galaxy S23 FE. Oferta promocionale zgjat nga 1.12. deri më 14.12.2023. ose deri në mbarim të stokut. Për më shumë informacion rreth ofertave Samsung, ju lutem vizitoni link-un.

**Samsung Electronics Austria GmbH nuk kontrollon ose ndikon në çmimet e shitjes me pakicë të partnerëve të tij. Partnerët e Samsung vendosin në mënyrë të pavarur për çmimet e tyre me pakicë.

###

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese.

Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve

digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të

rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën

news.samsung.com.

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve

Story i radhës

SPAK mbyll hetimet për laboratorin e drogës në Frakull, dërgohen në gjyq ish-kryekomunari, 3 familjarët e tij dhe ‘koka’ e grupit

Të fundit nga

Fuqia e sigurisë, në duart e tua me Galaxy S25

Seria premium e smartphonëve Galaxy të linjës S25 duke sjellë një kapërcim të ri teknologjik në epokën e inteligjencës artificiale. Por përtej performancës së jashtëzakonshme dhe përvojës më natyrale të përdorimit, ajo
sqmken
ShkoLartë