Macron tha se uniteti i Evropës funksionoi kundër kërcënimeve të Trump ndërsa udhëheqësit e BE-së mbajnë samitin e jashtëzakonshëm.
Ai thotë se takimi i sotëm tregon unitetin në mbështetje të Danimarkës, integritetit territorial dhe sovranitetit të saj.
«Kur Evropa është e bashkuar, e fortë dhe reagon shpejt, gjërat kthehen në normalitet dhe qetësi», thotë ai.
Por ai thotë se Evropa duhet të qëndrojë “vigjilente” dhe të vazhdojë të veprojë në “mënyrë të bashkuar”, duke treguar se ka “instrumente në dispozicion” nëse kërcënohet të “zbatojë respektin”. Ai thotë gjithashtu se Franca është e hapur për të marrë pjesë në më shumë misione të NATO-s, me sa duket edhe në Arktik.
Top Channel
Burimi: top channel


