sam altman paralajmeron bisedat personale me chatgpt nuk jane plotesisht private 688aae0756bb8

Sam Altman paralajmëron: Bisedat personale me ChatGPT nuk janë plotësisht private

July 31, 2025
1 minut lexim

Një numër gjithnjë e më i madh përdoruesish po i drejtohen inteligjencës artificiale për të diskutuar çështje personale, por CEO i OpenAI, Sam Altman, ngre shqetësime mbi privatësinë e këtyre bisedave.

Në një intervistë të fundit në podcast-in “This Past Ëeekend” me Theo Von, Altman theksoi se, ndryshe nga një bisedë me psikologë apo avokatë, ajo me ChatGPT nuk është e mbrojtur nga ligji në të njëjtën mënyrë.

“Përdoruesit flasin për tema shumë personale, por nëse ndodh një proces ligjor, mund të jemi të detyruar t’i dorëzojmë këto biseda,” paralajmëroi Altman.

Sipas tij, të rinjtë janë veçanërisht të prirur t’i kërkojnë ndihmë emocionale inteligjencës artificiale, shpesh duke ndarë ndjenja ankthi, vetmie apo shqetësime mbi marrëdhëniet personale.

Megjithatë, shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për faktin se bisedat me ChatGPT ruhen për deri në 30 ditë dhe në disa raste mund të përdoren për arsye sigurie apo ligjore.

Altman bëri thirrje për krijimin e një kuadri të ri ligjor që do të mbronte konfidencialitetin e bisedave mes përdoruesve dhe teknologjisë, në mënyrë të ngjashme me mbrojtjen që ofrohet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kacaniku si drenasi nje zyrtar i pdk se del kandidat i pavarur 688aad4b2d756
Lajmi i mëparshëm

Kaçaniku si Drenasi, një zyrtar i PDK-së del kandidat i pavarur!

ishte me magnitude 8 8 ne shkallen rihter pse nje termet kaq i fuqishem kaloi qetesisht 688aae73b416f
Lajmi i radhës

Ishte me magnitudë 8.8 në shkallën Rihter – pse një tërmet kaq i fuqishëm kaloi qetësisht?

Të fundit nga

ShkoLartë