salianji nga lezha do ti shkojme deri ne fund kesaj rruge ti bashkojme te gjithe rreth pd se 696d3674d66bc

Salianji nga Lezha: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge, t’i bashkojmë të gjithë rreth PD-së

January 18, 2026
1 minut lexim

Ish-deputeti Ervin Salianji ,theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fund të kësaj nisme politike.

Në një takim me mbështetësit e tij në Pallatin e Kulturës në Lezhë, Salianji nënvizoi se takimet me demokratët në çdo cep të Shqipërisë do të vijojnë pa u ndalur, me synimin kryesor për ta bërë Partinë Demokratike fituese. 

Ish-deputeti, u shpreh se, salla e mbushur në Lezhë ka një peshë të veçantë politike, pasi sipas tij tregon qartë qytetarët shqiptarë duan ndryshim.

“Lezha po tregon se kjo punë ka marrë rrugën e vet dhe do t’i shkojmë deri në fund pa asnjë diskutim. Është vendi i historisë, i qëndresës dhe i dinjitetit shqiptar. Duhet të respektojmë mendimet tona dhe të bashkohemi si bashkëudhëtarë në këtë udhëtim politik të lodhshëm, por krenar.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jane gjetur 350 000 euro te fshehura ne mur ne shtepine e nje gjyqtari 696d29f0411d1
Lajmi i mëparshëm

Janë gjetur 350.000 euro të fshehura në mur në shtëpinë e një gjyqtari

niko kovaqi do te marre drejtimin e manchester unitedit 696d36d37be1a
Lajmi i radhës

Niko Kovaqi do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit?

Të fundit nga

ShkoLartë