sali uron diten e pavaresise vetem se bashku mund te ecim drejt se ardhmes evropiane 68bea272b26ba

Sali uron Ditën e Pavarësisë: Vetëm së bashku mund të ecim drejt së ardhmes evropiane

September 8, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe vizionin e përbashkët evropian.

“Sot shënojmë 33 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. E kaluara e shtetit, përmes sfidave dhe arritjeve, ka ndërtuar themelet e një shoqërie moderne dhe shumëetnike, ndërsa vizioni ynë i përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian mbetet forca shtytëse për përparim dhe bashkëpunim më të thellë, si brenda vendit ashtu edhe me fqinjët tanë”, ka shkruar Sali në Facebook.

Ai ka theksuar se bashkëjetesa nuk duhet parë si kompromis, por si pasuri e përbashkët. “Vetëm së bashku jemi shtet i sigurt dhe vetëm bashkë mund të ecim përpara. Urime Dita e Pavarësisë!”, ka shtuar Sali.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti uron 34 vjetorin e pavaresise se maqedonise 68bea1d9c188b
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti uron 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë

berisha reagon per atentatin mafioz me dy viktima qytetin po e sundojne bandat 68beb0e14141b
Lajmi i radhës

Berisha reagon për atentatin mafioz me dy viktima: Qytetin po e sundojnë bandat

Të fundit nga

ShkoLartë