sali shehu thirrje rames mos e co vendin drejt perplasjes civile dorehiqu urgjent 6ad721fc4d5d5

Sali Shehu thirrje Ramës: Mos e ço vendin drejt përplasjes civile, dorëhiqu urgjent!

October 20, 2026
1 minut lexim

Kryetari i FRD-së, Sali Shehu, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të shmangë përshkallëzimin e situatës politike dhe protestave në vend, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë, Shehu paralajmëron për rrezikun e një përplasjeje të madhe civile dhe i bën thirrje të mos përdorë Policinë e Shtetit në një mënyrë që, sipas tij, mund ta vendosë atë kundër qytetarëve.

“Z. Rama!

Mos e ço vendin në përplasje të madhe civile!

Mos e sakrifiko Policinë e Shtetit dhe mos e armiqëso me popullin!

I gjithë populli është me studentët!

Dorëhiqu urgjent!”, thuhet në reagimin e kryetarit të FRD-së, Sali Shehu.

Deklarata vjen në një kohë kur protestat studentore dhe përplasjet me policinë kanë rritur tensionet në vend, ndërsa reagimet politike dhe publike po shtohen për situatën e krijuar dhe mënyrën e menaxhimit të protestave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hamza drejt largimit nga pdk ja analisti paralajmeron per zhvillimet qe mund ta tronditin partine 6ad721a17caef
Lajmi i mëparshëm

Hamza drejt largimit nga PDK-ja? Analisti paralajmëron për zhvillimet që mund ta tronditin partinë

witkoff ne oslo per bisedime me zelenskyn dy boshtet e takimit 6ad7223a99f6a
Lajmi i radhës

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Të fundit nga

ShkoLartë