hamza drejt largimit nga pdk ja analisti paralajmeron per zhvillimet qe mund ta tronditin partine 6ad721a17caef

Hamza drejt largimit nga PDK-ja? Analisti paralajmëron për zhvillimet që mund ta tronditin partinë

October 20, 2026
min lexim

Paralajmërimi i Bedri Hamzës se nuk do të rikandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës ka nxitur diskutime për të ardhmen e udhëheqjes së kësaj partie dhe arsyet që mund të qëndrojnë pas këtij zhvillimi.

Lidhur me këtë çështje, për “Bota sot” ka folur analisti Zejnulla Jakupi, i cili vlerëson se paralajmërimi i Hamzës duhet të shihet me kujdes dhe se në rrethanat aktuale PDK-ja ka nevojë për stabilitet e vazhdimësi, e jo për një garë të re për kryetar.

Duke komentuar paralajmërimin e Hamzës për të mos kandiduar sërish, Jakupi thotë se ky zhvillim nuk duhet të interpretohet automatikisht si shenjë e një bilanci negativ politik.

“Mendoj se raportimet për largimin e mundshëm të Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së duhen parë me kujdes, sepse në këtë fazë ato nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht një ndryshim të kryetarit. Përkundrazi, ky debat mund të shërbejë si një konfirmim se z. Hamza duhet të vazhdojë të jetë në krye të PDK-së, duke pasur parasysh rolin e tij balancues, qasjen e matur dhe stilin e tij politik, i cili nuk karakterizohet nga konfrontimi i vazhdueshëm”, shprehet ai.

Sipas Jakupit, partia aktualisht ka nevojë për një udhëheqje që ruan ekuilibrat e brendshëm dhe shmang tensionet e panevojshme politike.

Image

Zejnulla Jakupi

“PDK-ja sot ka nevojë për unitet, stabilitet dhe vazhdimësi. Z. Hamza ka dëshmuar një qasje më përfshirëse dhe më pak konfrontuese, e cila është e rëndësishme në një periudhë kur partia përballet me sfida të ndjeshme politike dhe institucionale”, thekson Jakupi.

Ai vlerëson se sfida e PDK-së nuk duhet të reduktohet në zëvendësimin e një figure me një tjetër, por në ruajtjen e ekuilibrit brenda strukturave partiake.

“Në këtë kontekst, figura si Sami Lushtaku dhe Vlora Çitaku, me qasjet dhe profilet e tyre të ndryshme politike, janë pjesë e rëndësishme e strukturës së partisë. Sfida nuk duhet të jetë zëvendësimi i një figure me një tjetër, por ruajtja e ekuilibrit ndërmjet përvojës, energjisë politike dhe nevojës për konsensus”, shprehet ai.

Jakupi paralajmëron për pasojat e një gare të re brenda PDK-së

Më tej, duke folur për zhvillimet politike dhe institucionale në vend, Jakupi konsideron se PDK-ja ka çështje më të rëndësishme me të cilat duhet të merret sesa hapja e një gare të re për kryetar.

“PDK-ja ka përpara çështje shumë më të rëndësishme sesa hapja e një gare të re për kryetar. Zhvillimet që lidhen me Hagën dhe pasojat e tyre politike e institucionale kërkojnë përgjegjësi, koordinim dhe një qëndrim të qartë politik. Në një moment të tillë, hapja e një procesi të ri për zgjedhjen e kryetarit mund të krijojë pasiguri të panevojshme, të hapë debate të brendshme dhe të sjellë ndryshime në orientimin politik të partisë”, deklaron ai.

Sipas tij, çdo ndryshim në udhëheqje duhet të vlerësohet edhe për ndikimin që mund të ketë në strategjinë dhe pozicionimin politik të partisë.

“Duhet të kemi parasysh se ndryshimi i udhëheqjes nuk është thjesht çështje emrash. Ai mund të sjellë edhe ndryshim të prioriteteve, të strategjisë dhe të mënyrës se si partia pozicionohet në raport me zhvillimet politike në vend. Për këtë arsye, çdo vendim për udhëheqjen duhet të merret duke vlerësuar jo vetëm interesat e brendshme partiake, por edhe përgjegjësinë që PDK-ja ka ndaj elektoratit dhe proceseve politike në Kosovë”, shprehet Jakupi.

Ai përmend edhe qëndrimin e Hamzës gjatë votimeve lidhur me presidenten, duke vlerësuar se vendimet e kryetarit të një partie mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimet institucionale.

“Në këtë aspekt, qëndrimi i z. Hamza në natën kur u zhvilluan votimet lidhur me presidenten është një moment që meriton të analizohet në kontekstin e qëndrimeve dhe vendimeve politike të tij. Ai tregon se pozicionimi i kryetarit të një partie mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet institucionale dhe se ndryshimet në udhëheqje mund të shoqërohen edhe me ndryshime në mënyrën e marrjes së vendimeve politike”, deklaron ai.

Gjithashtu, analisti vlerëson se PDK-ja duhet të përqendrohet në ruajtjen e unitetit dhe forcimin e strukturave të saj, duke shmangur krizat e panevojshme të brendshme.

“Prandaj, në vend që PDK-ja të përqendrohet tani te gara për një kryetar të ri, do të ishte më e arsyeshme që fokusi të mbetej te ruajtja e unitetit, forcimi i strukturave dhe përballimi i sfidave që ka përpara. Vazhdimësia e përbërjes aktuale, me z. Hamza në krye, mund të ofrojë stabilitet në një periudhë kur partia ka nevojë për koordinim dhe qartësi politike”, thekson ai.

Sipas Jakupit, çështja kryesore nuk është vetëm se kush do ta udhëheqë PDK-në, por edhe modeli i udhëheqjes që i shërben më së miri stabilitetit të saj.

“Në fund, PDK-ja duhet të dëshmojë se është një subjekt politik që di t’i menaxhojë sfidat pa krijuar kriza të panevojshme të brendshme. Çështja nuk është vetëm se kush do të jetë kryetar, por cili model i udhëheqjes i shërben më së miri stabilitetit të partisë dhe interesit të saj politik. Në rrethanat aktuale, vazhdimësia, balancimi i brendshëm dhe ruajtja e një qasjeje jokonfrontuese duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të PDK-së”, përfundon Zejnulla Jakupi për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga profesor mbeshtetes ne minister qe refuzon studentet shprehen te zhgenjyer nga jeton shasivari 6ad70703e24a7
Lajmi i mëparshëm

Nga profesor mbështetës në ministër që refuzon, studentët shprehen të zhgënjyer nga Jeton Shasivari

sali shehu thirrje rames mos e co vendin drejt perplasjes civile dorehiqu urgjent 6ad721fc4d5d5
Lajmi i radhës

Sali Shehu thirrje Ramës: Mos e ço vendin drejt përplasjes civile, dorëhiqu urgjent!

Të fundit nga

ShkoLartë